• Language
  • +377(44)-144-062

Transferimi i Studimeve

Transferimi i Studimeve

Transferimi nga institucionet tjera të arsimit të lartë dhe transferimi i kredive

Të drejtën e transferimit nga institucionet tjera të arsimit të lartë në Universum e kanë të gjithë studentët të cilët kanë kryer së paku një vit studimi në institucionet e arsimit të lartë prej nga dëshirojnë të bëjnë transferimin. Kërkesa për transferim i drejtohet drejtorit të programit përkatës, bashkë me dokumentacionin përcjellës dhe me dokument dëshminë që ai/ajo ka qenë student në institucionin prej nga vjen. Transferimi i kredive për studentët e transferuar, nëse tashmë kanë provime të kaluara në institucionin paraprak, pranohen në bazë të numrit të ECTS-ve të fituara gjatë studimit dhe të vërtetuara me vule dhe nënshkrim të personit përgjegjes të institucionit prej nga vjen studenti. Dokumenti i lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë si dëshmi për provimet e kaluara, bashkë me totalin e ECTS-ve, i bashkangjiten vërtetimit mbi totalin e ECTS-ve që e lëshon Kolegji Uiversum në fund të studimeve.

Close