• Language
  • +377(44)-144-062

Të diplomuarit

Të diplomuarit

Shërbimet për të diplomuarit

Divizioni për Zhvillim Akademik dhe Qendra e Karrierës janë përgjegjës për shërbimin për studentët e diplomuar. Këto dy institucione të brendshme i udhëzojnë dhe këshillojnë të diplomuarit në zhvillim të karrierës por edhe marrin informata lidhur me punësimin e tyre (nëse ata veç janë punësuar). Mendohet që përmes feedbackut të te diplomuarve, në të inkorporojmë ide të reja lidhur me zhvillimin institucional dhe akademik në mënyrë që tu përgjigjemi kërkesave të shoqërisë dhe tregut të punës. Gjithashtu janë duke u bërë përpjekje në krijimin e një komuniteti ‘alumni’ të fuqishëm i cili do të identifikohet me Kolegji Universumn, duke e përkrahur kështu edhe në të ardhmen.
Nga pyetësorët e bëre me studentët e diplomuar të Kolegji Universum, rezulton që 65% të studentëve kanë gjetur punë gjashtë muaj pasi ata kanë diplomuar, rreth 80% besojnë që studimet e tyre kanë lidhje me punën aktuale dhe mbi 85% janë të lumtur me zgjedhjen e bërë. Shumica e tyre besojnë që puna në grup dhe aftësitë prezantuese janë rritur gjatë studimeve të tyre dhe çfarë është më e rëndësishmja internshipi gjatë studimit ka ndihmuar për t’u përshtatur nevojave të tregut.

 

Close