• Language
  • +377(44)-144-062

Vlerësimi dhe Provimet

Vlerësimi dhe Provimet

Mënyra e vlerësimit

Studentët e rregullt dhe ata me korrespodencë vlerësohen në baza të kritereve të vlerësimit të përcaktuara nga ligjëruesi i lëndes përkatese të paraqitura në syllabuset që ligjeruesi i prezenton para studentëve në orën e parë te mësimit. Metodologjia e vlerësimit është e drejtë e secilit ligjërues, por secili ligjërues duhet të bëjë një kombinim të metodave të vleresimit duke kombinuar punimet gjatë semestrit dhe provimit përfundimtar.  Poashtu, edhe studentët me korrespondecë duhet te kryejnë punime të caktuara nga ligjëruesi, si parakusht per t’iu nënshturar provimit përfundimtar.

Shembuj te vleresimit te studenteve jane te paraqitur ne tabelat ne vijim:

Studenti Detyrat e shtëpis Kollokv. (30 pikë) Punë seminar. (10 pikë) Pjesëmarrja (10 pikë) Provimi përf. (40 pikë) Gjithsej pikë (100 pikë) Nota përf
Adrian 8 29 8 9 38 92 10
Bekim 7 25 6 7 35 83 9
Nita 9 19 6 8 29 71 8
Teuta 10 18 8 10 20 66 70
Shkalla e vëlerësimit me nota Përshkrimi I notës Pikët e notës Shkronja
91% – 100% Shkëlqyeshëm 10.0 A
81% – 90% Shumë mirë 9.0 B
71% – 80% Mirë 8.0 C
61% – 70% Mjaftueshëm 7.0 D
51% – 60% Kaluese 6.0 E
50% – më poshtë Jo-kaluese 5.0 F
E papërfunduar (IN) 0.0
Pa të dhëna (NR) 0.0
Kolegji Universum ofron kater (4) agate te rregullta:
  • Janar
  • Prill
  • Qershor dhe
  • Shtator

Për të marrë pjesë në provim, studentet duhet te paraqesin në adminsitratë përmes ueb-studentit, kërkesen për informacion nëse i kanë plotësuar kushtet për të hyrë në atë provim sipas dispozitave përkatëse të rregullores së Universumit. Studentët duhet te jenë të pranishëm në sallat ku zhvillohen provimet pesëmbëdhjetë (15) minuta para filimit të provimit. Studentët që vonohen më shumë se dhjetë (10) minuta, nuk kanë të drejtë të hyjnë në provim. Për të marrë pjesë në provim, studentët duhet të kenë ID identifikuese, në të kundërtën nuk mund të i nënshtrohen provimit.
Studentët që i nënshtrohen provimit në afatin e rregullt për herë të parë nuk kanë nevojë të paguajnë për regjistrim, mirëpo të gjithë studentët që i nënshtrohen provimit në afatin plotësues duhet të paguajnë një shumë prej (tre) 3 euro për çdo provim për studentët e rregullt dhe ata me korrespondencë, ndërsa studentët e studimeve në distancë praguajnë 20 Euro për çdo provim. Studentët që paraqesin provimet jashtë afatit të rregullt janë të obliguar të paguajnë nga 10 Euro për çdo provim. 
Rezultatet e provimit shpallen dy (2) javë mbas mbajtjes së provimit dhe publikohen në ueb student. Studenti ka te drejtë të refuzojë noten dyzet e tetë (48) orë pasi të jenë shpallur rezultatet duke plotësuar kërkesen për refuzim, përndryshe kërkesa nuk shqyrtohet. 
Close