• Language
  • +377(44)-144-062
Studenti nga Turqia që vendosi t'i vazhdoj studimet në Kosovë

Bursat e BE-së sjellin studentë ndërkombëtar për studime në Kosovë

Postuar më: 19/10/2018

Falë bashkëpunimeve të veçanta dhe të suksesshme për shkëmbim të studentëve, me Universitete nëpër Evropë në kuadër të programeve të financuara nga Bashkimi Evropian, Kolegji Universum, është institucioni i parë në Kosovë, i cili përveç që ka dërguar studentë nga Kosova të studiojnë jashtë vendit, këtë semestër akademik, ka sjellur studentin e tretë të huaj të studioj në Kosovë.

Semih Ozkan, është studenti i radhës që vjen nga Afyon Kocatepe University i Turqisë, i cili një semestër do të ndjek në Kolegjin Universum, në drejtimin Biznes dhe Menaxhment.

Në kuadër të këtij programi të financuar nga Bashkimi Evropian, më të popullarizuarit në Evropë për shkëmbim të studentëve, përmes të cilit, 67 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar nëpër këto Universitete për një semestër. Çdo studentë ka përfituar një bursë rreth 5075 Euro, nga të cilat 850€ kompenzim mujor dhe 275€ kompenzim për shpenzime të transportit.

Ky kolegj me punë të vazhdueshme po e vendosë Kosovën në hartën e botës, sepse deri më tani ka nënshkruar rreth 47 marrëveshje me universitete jashtë Kosovës, në kuadër të programit Erasmus+.

Universitetet nëpër të cilat kanë studiuar këta studentë, e ku do të kenë mundësinë edhe studentët e rinj t’i vazhdojnë studimet, përfshijnë shtetet si Gjermania, Anglia, Finlanda,  Italia, Turqia, Latvia, Portugalia, Kroacia, Polonia, Rumania, Lituania, Sllovenia, Irlanda, Bullgaria.

Edhe shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur në Kolegjin Universum të ligjërojnë përpara studentëve të këtij Kolegji. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës.

Për më shumë informata ju lutem ndiqni faqen në facebook & instagram kontaktoni në +377 44 144 062 ose direkt duke klikuar këtu.

Kthehu
Close