• Language
  • +377(44)-144-062

Digital Marketing Institute në Kosovë

13920_740305049400031_163522762876512419_n


Kush është Digital Marketing Institute?

Digital Marketing Institute (DMI) është institucioni kryesor botëror i cili ofron çertifikime në fushën e Marketingut Digjital. DMI, është vet standardi global për çertifikim në marketing digjital. I shtrirë në mbi 50 shtete përmes Partnerëve Edukativ (Education Partners), DMI ka qendrën në Irlandë.

Cfar është veçantia e programeve të DMI?

DMI ofronë programe të dizajnuara me input direkt nga industria, me trajnues që vijnë nga praktika dhe të akredituara nga trupa ndërkombëtar. DMI adreson mungesën e shkathtësive në tregun global, për ekspertë te certifikuar nga fushat e marketingut digjital.

Nga kush akreditohen dhe validohen programet e DMI?

Janë tri arsye kryesore që i benë programet e Digital Marketing Institute, më të pranuarat dhe prestigjiozet në botë, në fushën e marketingut digjital:

Bordi Këshilldhënës i Kurrikulës: përbëhët nga kompanitë lidere në teknologji siç janë Microsoft, Facebook, Google, Twitter dhe PayPal dhe kompanitë lidere në marketing dhe reklamim sic janë Ogilvy, McCan Blue, iProspect dhe Publicis. Ky bord, siguron që programet e DMI janë të lidhura ngushtë me industrinë dhe i shërbejnë asaj dhe këto kompani, japin vulen e tyre përfundimtare në programet e DMI.
Akreditimi i programeve: Programet e DMI janë të akredituara nga Autoriteti i Kualifikimeve Skoceze, janë të bazuara në Kornizen Kombëtare të Kualifikimeve në Irlandë dhe të ndërlidhura me Kornizen Europiane të Kualifikimeve.
Syllabusi i validuar nga Ekspertët Evropian të Marketingut Digjital: të gjitha programet e DMI janë të dizajnuara dhe validuara nga ekspertët më të mirë evropian në fushën e marketingut digjital.
Në cilat programe mund të studioj?

DMI ofron 5 Diploma Profesionale, të cilat ofrohen në Kosovë përmes partnerit edukativ, Kolegjit Universum. Këto janë:

Diploma Profesionale (DP) në Marketing Digjital,
DP në Marketingun në Motorët Global të Kërkimit në Internet (Search Marketing),
DP në Marketingun në Mediat Sociale (Social Media Marketing),
DP në Marketingun në Pajisjet e Mençura Mobile (Mobile Marketing),
DP në Planifikim dhe Strategji Digjitale (Digital Strategy and Planning).
Secila Diplome profesionale i ka nga 10 module.

Diploma Profesionale në Marketing Digjital:

  • Introduction to Digital Marketing
  • Search Engine Optimisation
  • Pay Per Click Marketing
  • Email Marketing
  • Digital Display Advertising
  • Mobile Marketing
  • Web Analytics
  • Social Media Marketing (1 & 2)
  • Planning Your Digital Marketing Campaign

Diplomë Profesionale në Marketing të Mediave Sociale:

  • Content Creation
  • Introduction to Social Media Marketing
  • Content Outreach
  • Content Seeding
  • Facebook
  • Twitter
  • Linkedin
  • Google+
  • Youtube
  • Social Media – Strategy & Planning

Diplomë Profesionale në Search Marketing:

  • Introduction to Search Marketing
  • SEO – Technical Setup
  • SEO – Content Marketing
  • SEO – Workshop
  • PPC – Setup
  • PPC – Applied
  • PPC – Operator
  • Analytics – Setup
  • Analytics – Applied
  • Search – Strategy & Planning

Diplomë Profesionale në Mobile Marketing:

  • Introduction to Mobile Marketing
  • Mobile Messaging
  • Mobile Sites
  • Mobile Apps
  • Mobile Advertising
  • Mobile Video
  • Mobile Games
  • mCommerce
  • Cross Channel
  • Mobile Strategy & Planning

Diplomë Profesionale në Strategji dhe Planifikim Digjital:

  • Introduction to Strategy & Planning
  • Traditional Communications
  • Digital Communications
  • Digital Channels
  • Social Customer Services
  • Budgetry Considerations
  • Personnel Considerations
  • Risks and Reputation
  • Analytics
  • Strategy & Formulation Planning

A kam nevojë të kem background në Marketing për të ndjekur programet e DMI?

Cdokush mbi moshën 16 vjeçare, mund të aplikoj për njërën nga Diplomat Profesionale në Marketing Digjital. Nuk kërkohët njohuri parprake – qëllimi i këtyre programeve është t’ju ndihmojnë juve të mësoni krejt çfar duhet për marketing digjital që të sjellni kompaninë tuaj në botën digjitale (nësë jeni ndërmarrës) apo të nisni një karrierë të re në marketing digjital. Literatura dhe provimet janë në gjuhën angleze, prandaj ju nevojitet një njohuri e mjaftueshme e gjuhës angleze.

 Kur dhe si mund ti ndjek ligjëratat?

 Ligjëratat ofrohen në grupe paradite dhe pasdite, varësisht interesimi dhe mundësia juaj. Varësisht nësë dëshironi të çertifikoheni sa më shpejtë dhe të dilni në tregun e punës apo të thelloheni më tepër duke studiuar më gjatë, programet e DMI në Kosovë ofrohen në dy formate: 1. Semestrale: 10 javë, 2 takime për javë nga 2 orë ligjërata 2. Dy javore: Cdo ditë, nga 4 orë në ditë.

Cfar materiale dhe ligjerata ofrohen?

Të gjitha materialet dhe ligjëratat janë të standardizuara dhe ofruara direkt nga DMI. Ato përfshijnë sllajdet dhe materialet shtesë për lexim. Kolegji Universum, vetëm bën ofrimin e tyre përmes trajnerëve të çertifikuar.


Cfar mund të punoj me njërën nga Diplomat Profesionale të DMI?

 Industria e Marketingut Digjitale është një nga industritë me rritjen më të madhe në botë dhe për shkak të zhvillimit shumë të shpejtë, ka mungesë të profesionistëve të certifikuar në këtë industri. Të certifikuarit e DMI, mund të punojnë në kompani vendore dhe ndërkombëtare apo të ofrojnë shërbime outsourcing për klientë nga jashtë, në njërën nga këto pozita: Digital Marketing Manager, SEO Specialist, Traffic & Analytics Manager, Digital Display Coordinator, Social Media Manager, Mobile Marketing Director, Online Manager, Content Specialist, PPC Manager.

 Sa më ndihmon certifikimi nga DMI, të gjej punë jashtë shtetit?

Duke qene se zhvillohet në mbi 50 shtete të ndryshme, diplomat e DMI janë të njohura ndërkombëtarisht dhe të pranuara nga të gjithë si certifikimi kryesor në fushën e marketingut digjital në botë. Të diplomuarit e DMI në cilindo nga këto vende të botës, kanë levizur dhe gjetur punë ne shtete të ndryshme, duke u bazuar edhe në standardizimin e diplomave të DMI.


Si bëhët vlerësimi dhe çertifikimi?

Pas përfundimit me sukses të ligjeratave dhe marrjen e autorizimit nga DMI/Universum, kandidatët mund ti nënshtrohen testit dhe të çertifikohen për programin. Testi zgjatë 180 minuta dhe mund të bëhët në njërën nga qendrat e Pearson VUE, që gjinden në të gjithë botën, duke përfshire edhe ato në Kosovë (6 prej tyre). Shkoni ne webin e Pearson VUE, për të parë listën e qendrave. Në rast të përfundimit me sukses të testimit, Ju çertifikoheni direkt nga DMI në Irlandë, prej nga edhe vjen Diploma. Universum organizon ceremoninë e diplomimit për çdo gjeneratë.

Cili është raporti në mes të Digital Marketing Institute dhe Kolegjit Universum?

Kolegji Universum është Partner Edukimi dhe i licensuar për të ofruar programet e DMI në Kosovë. Sipas marrëveshjes, Universum ofron programet e DMI përmes trajnerëve te certifikuar direkt nga DMI dhe bënë promovimin e këtyre programeve në Kosove. Universum nuk lëshon ndonjë diplomë apo certifikim, kjo është përgjegjësi ekskluzive e DMI.


Sa kushton Diploma Profesionale?

Dukë Ju falëndëruar mbështetjes gjenerose nga projekti Zviceran EYE (Përmirësimi i punësimit tek të rinjët), programet e DMI në Kosovë ofrohen me një çmim të subvencinouar i cili është 3 herë më i vogel se çmimi normal i tyre dhe e përafërt me një pagë në këtë sektor. Shikoni tabelën më poshtë për krahasimin.

foto

Ky çmim prej 650 euro përfshinë regjistrimin, ligjëratat dhe të gjitha materialet në njërën nga Diplomat Profesionale. Nuk përfshinë testimin, i çili paguhet direkt në PearsonVUE Center dhe kushton 60 euro. Pagesa bëhët e plotë apo përmes kredisë bankare. Universum Ju asiston në marrjen e kredisë Brenda 48 orëve, përmes partneritetit me bankat.

Çfar zbritjesh ofrohen?

 Zbritja kryesore vjen nga përkrahja e Projektit EYE dhe vet çmimi prej 650 euro është çmim i subvencionuar dhe ofrohet 3 herë më lirë se çmimi real i programit. Gjithsesi, ofrohen edhe këto zbritje: – 10% zbritje për programin e dytë të regjistruar nga i njejti kandidat – 5% zbritje për grupe më shumë se 3 persona – 10% zbritje për grupe më shumë se 5 persona – 15% zbritje për grupe më shumë se 10 persona

Pse të paguaj për programet e DMI kur mund të mësoj vet online?

 Diploma nga DMI është e njohur botërsisht dhe ju veqon juve nga konkurrentët e tjerë në rast të kërkimit të punës në këtë sektor. Përveç kësaj, duke e ditur se programet e DMI zhvillohen në konsultim direkt me kompanitë më të mëdha botërore në këtë sektor, punëdhënësit e vlerësojnë edhe më tepër këtë fakt.

Si të regjistrohem në një nga programet e DMI?

Për tu regjistruar, plotëso formë-aplikimin të cilin mund ta gjesh në këtë link: http://goo.gl/sXLY3s Një nga kolegët tanë do të kontaktoj shumë shpejtë për detaje lidhur me pagesën dhe fillimin e programit të përzgjedhur nga Ju.

Cka është Universum-DMI Club?

Universum-DMI Club është një klub ekskluziv i përbërë nga kandidatë të çertifikuar të DMI. Aktivitet e DMI-Club janë: Panairi i Karrierës Digjitale, Evente, Shpallje të punës, Rrjetizim dhe shumë shkrime dhe blogje ekskluzive për të çertifikuarit e DMI. Përmes Universum-DMI Club, ju jeni pjesë e një klubi ekskluziv në Kosovë i cili i përcakton standardet për Marketing Digjital dhe ku ju merrni shumë beneficione, si ato të listuara më lartë.

Kontakti:

 

Kolegji Universum, Departamenti për Marketing Digjital

Email: digitalmarketing@universum-ks.org

Web: www.digitalmarketinginstitute.com

Fb: www.facebook.com/UniversumDMI

Tel: 038 555 315 | 044 144 062

Close