• Language
  • +377(44)-144-062

Akademia e karrierës – orientim në karrierë për maturant

DSC_3596

Çka është Akademia e karrierës?

Programi per orientim ne karriere për maturant ka për qëllim mbështetjen e maturantëve nga shkollat e mesme të Kosovës dhe t’u jap atyre njohuritë bazike nga fusha e menaxhmentit, ndërmarrësisë, marketingut, shitjes dhe orientimit profesional në karrierë. Pas përfundimit, nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me një Certifikatë për secilin që kalon testin që do të realizohet në fund të trajnimit.

Projekti fillon nga

Kampusi në Prishtinë

Orari I: 18 dhe 19 Prill 2017 në oraret 10:00 dhe 14:00
Orari II : 20 dhe 21 Prill 2017 në oraret 10:00 dhe 14:00

Kampusi i Ferizajt

Orari I: 24 dhe 25 Prill 2017 ora 10:00 – 12:00 dhe 14.00- 16.00

Kampusi i Gjakoves

Orari I: 26 dhe 27 Prill ora 10:00 – 12:00 dhe 14.00- 16.00

Apliko Online në Akademinë e Karrierës

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës në projekt, do të përfundojnë këtë program falas dhe pa ndonjë pagesë. Programi do të karakterizohet nga një frymë garuese dhe pjesëmarrësit do të vlerësohen me pikë në përfitimin e bursave.

  • Orientimi për karrierë i maturantëve të  Kosovës
  • Njoftimi i maturantëve me menaxhimin modern të organizatave profitabile dhe jo-profitabile
  • Ngritja e kapacitetit të të rinjve lidhur me menaxhimin
  • Zhvillimi i shkathtësive ndërmarrëse të maturantëve

Projekti parasheh ofrimin e një programi 10 orësh (1 javor) në menaxhim, marketing, bazat e planit të biznesit, integrime ekonomike evropiane dhe orientim në karrierë së bashku me dy vizita në kompani dhe ligjërata publike nga figura të njohura të biznesit.

Modulet që do të ligjërohen, janë:

  • Kosova dhe BE: Sfidat dhe mundësitë
  • Lidershipi: karakteristikat e tij dhe shembuj
  • Menaxhimi ndërkulturor- dallimet dhe ngjashmëritë në kultura, pjesë e suksesit!
  • Komunikimi publik- si të komunikojmë drejtë dhe qartë me publikun e gjerë?
  • Marketingu dhe shitja- dallimet dhe ngjashmëritë!
  • Ndërmarrësi: pse Kosova ka nevojë për ndërmarrës më shumë se për menaxher?
  • Plani i biznesit- përgatitje për hartim të planit të biznesit
  • Pronësia intelektuale- rëndësia e saj për mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe të drejtave tjera
  • Inovacioni- pse është i rëndësishëm për zhvillim të një vendi
  • Zhvillimi profesional dhe orientimi në karrierë

  • Identifikimi i fushave të studimit, atraktive për të ardhmen e maturantëve
  • Përgatitja një javore përmes ligjëratave dhe vizitave studimore
  • Përfitimi i dijes nga ligjërues eminentë dhe me përvojë lokale e ndërkombëtare
  • Përfitimi i bursës për studime
  • Përfitimi i ndjenjës së të qenit student para se të filloj procesi akademik
  • Parapërgatitje e shkëlqyeshme para fillimit të studimeve
  • Orientimi për karrierë dhe përgatitja për treg pune

Fillimisht, të drejtën e konkurrimit për bursë studimi e kanë të gjithë maturantët të cilët aplikojnë dhe përzgjidhen për pjesëmarrje në Akademinë e karrierës.

Përzgjedhja e kandidateve do të bëhet në bazë të intervistës paraprake.

Përzgjedhja e kandidateve për bursë do të bëhet në bazë të shkathtësive dhe njohurive të treguara gjatë trajnimit, të cilat do të vlerësohen me një ese e cila do të Ju jepet në fillim të programit dhe një testi vlerësues në fund të trajnimit.

Maturantet pjesëmarrësit më të suksesshëm do të fitojnë bursa të ndryshme studimi në Universum për periudhën 1-3 vjeçare edhe atë:

  • Për më të dalluarit, si çdo vit tjetër Kolegji Universum ndanë 200 Bursa Studimi dhe 15 shpërblime si 5 Laptopë, 5 Tableta dhe 5 Telefona Të Menqur. Gjithashtu, gjithë pjesmarrësit do të Çertifikohen.

Të gjithë maturantet e interesuar të marrin pjesë duhet të plotësojnë aplikacionin ne linkun me poshte:

Apliko online ne Akademia e Karrieres

Kontaktet

Email. kam@universum-ks.org
Tel. 038 555 315,
044 144 062

Close