
Programi i Edexcel-it është trupi më i madh kualifikues në Britaninë e Madhe që ofron kualifikime dhe testime akademike në programe të ndryshme qe janë kryesisht në fushën e aftësimit dhe arsimit profesional.Sot Programi i Edexcel-it ofrohet në më shumë se 25,000 shkolla të mesme, kolegje dhe universitete, është i pranishëm në më shume se 100 vende të botës dhe ka hiq më pak se 1.5 milionë studentë në mbarë globin.
Kolegji Universitar Universum është instituti i parë në Ballkan që ofron kualifikime dhe testime nga Programi i Edexcel-it.Studimet në programin e Edexcel-it do të zgjasin 2 vite dhe janë ekuivalente me dy vite të Universitetit. Formati i këtij programi do të jetë 2+1, ku pas dy viteve studentët kanë të drejtë që të regjistrojnë vitin e tretë në Middlesex University apo Kolegjin Universitar Universum për të marrë diplomë Bachelor.
Universum është akredituar nga Edexcel të ofrojë qualifikime të Nivelit të 4 dhe të 5 (Higher National Diploma) në Biznez, i cili do të perfshijë degët e Manaxhmentit, Marketingut, Kontabilitetit, Drejtesisë në Biznes dhe Resurseve Njerëzore. Poashtu, Kolegji Universitar Universum së shpejti do të ofrojë edhe programe të tjera në kuadër të Edexcel-it, siç janë: Shkenca Komjuterike, Zhvillim/Programim te Lojërave (Game Development), Turizëm, Hoteleri, Media Kreative, Agro Biznes, etj.
Sot, bota është bërë shumë dinamike sic janë bërë edhe kërkesat e studentëve për arsim. Ata sot po kerkojnë një program ku mësimdhenia, mësimnxenia dhe vlerësimi janë në hap me kohën dhe i përshtaten nevojave të tyre në mënyrë që të bëhen sa më konkurrent në tregun e punës. Studentët sot kerkojnë që universiteti ti ofrojë objektiva të qarta dhe të detajuara për rezultatet që do të arrihen pas perfundimit të programit. Ata kerkojnë që ligjeratat, materialet e perdorura për mesim t’iu japin mundësinë që ta tregojnë veten. Këto nevoja i plotëson programi i Edexcel-it sepse bazohet në një numër të madh të studimeve shkencore të kryera me qëllim që të krijohet nje program i cili i përmbush te gjitha nevoja e theksuara më lartë.
Çka e bën Programin e Edexcel-it Atraktiv?
- Programi i Edexcel-it është i dizajnuar ti përshtatet nevojave të secilit student.
- Për tu regjistruar në këtë program, studentëve nuk i kërkohet kalimi i testit të maturës.
- Pas pëfundimit të dy viteve të programit, studentët mund të përdorin dicka qe quhet “top-up” dhe të përfundojnë vitin e fundit në Middlesex University në Londër (ligjeratat mund te zhvillohen në Angli ose në Kosovë – në Kolegjin Universitar Universum) dhe të marrin diplomë Bachelor nga një universitet i njohur Anglez. Pra, fillo përmes Programit të Edexcel-it në Kosovë dhe merr diplomë Bachelor nga nje universitet Anglez.
- Programi i Edexcel-it do të kushtojë €2,400 në vit, mirëpo me 50% ZBRITJE (€1,200 në vit) për gjeneratën e parë
- Studentët qe nuk dëshirojnë të vazhdojnë programin deri ne fund, mund të certifikohen për ato lëndëve të cilat i kanë kaluara me sukses.
- Edhepse Edexcel është program anglez, ky institut ka vendosur që të lejojë Kolegjin Universitar Universum ti mbajë ligjeratat në gjuhën shqipe.
- Kualiteti i këtij programi nuk matet vetëm nga ne, por reprezentues të ketij programi do të vizitojnë kampuset tona 2 herë në vit për tu siguruar që cilesia e mësimdhënjes është në shkallën më të lartë.
Kualifikimi dhe Sistemi i Kredive ne Britaninë e Madhe
Figuara e mëposhtme shpjegon kualifikimin dhe sistemin e kredive në Britaninë e Madhe. Dy vite të Programit të Edexcel-it (HND dhe HNC) janë ekuivalente me 2 vite të Studimeve Bachelor. Studentët të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet mund ta regjistrojnë vitin e tretë në Kosovë apo Alngli në mënyrë që të shpërblehen me Diplomë Bachelor.
Programet që do të ofrohen në kuadër të Programit Edexcel janë:
Biznes (me specifikim në)
- Menaxhment
- Menaxhimi I Resurseve Njerëzore
- Marketing
- Kontabilitet
- E Drejta Biznesore
Media Kreative (me specifikim në)
- Gazetari
- Dizajnim dhe Animacion të Lojërave Kompjuterike
Menaxhim të Turizmit dhe Hotelierisë
Shkenca Komjuterike dhe IT
Programi EDEXCEL | Çmimi |
Biznes Menaxhment Financa Marketing E Drejta Biznesore Kontabilitet |
600 Euro / Semester* |
Menaxhim të Turizmit dhe Hotelierisë | 600 Euro / Semester* |
Shkenca Komjuterike dhe IT | 600 Euro / Semester* |
Gazetari | 600 Euro / Semester* |
Dizajnim dhe Animacion të Lojërave Kompjuterike | 900 Euro / Semester** |
* Cmimi me 50% zbritje i cili i ofrohet gjeneratws sw parw tw studentwve. (Cmimi i rregullt €2400)
** Cmimi me 50% zbritje i cili i ofrohet gjeneratws sw parw tw studentwve. (Cmimi i rregullt €3600)
Nr. | Lëndë e Obliguara | Viti | Nurmi i Kredive |
1. | Mjedisi Biznesor | 1 | 15 |
2. | Menaxhimi i Resurseve | 1 | 15 |
3. | Sjellja Organizative | 1 | 15 |
4. | Principet e Marketingut | 1 | 15 |
5. | Aspektet e Kontratës dhe Neglizhencës në Biznes | 2 | 15 |
6. | Vendimarrja e Biznesit | 2 | 15 |
7. | Strategjia e Biznesit | 2 | 15 |
8. | Projekte hulumtues | 2 | 20 |
Nr. | Lëndë e Obliguara | Viti | Nurmi i Kredive |
1. | Marketingu dhe Intelegjenca | 1 | 15 |
2. | Kontabiliteti Menaxherial: Kostoja dhe Buxheti | 1 | 15 |
3. | Menaxhimi i Komnuikimit, Dijes dhe Informatave | 1 | 15 |
4. | Menaxhimi i Resurseve Njerëzore | 1 | 15 |
5. | Interneti dhe E-Biznesi | 2 | 15 |
6. | Reklamimi dhe Promovimi në Biznese | 2 | 15 |
7. | Planifikimi i Marketingut | 2 | 15 |
8. | Menaxhimi i Aktiviteteve në Binzes dhe Arritja e Rezultateve | 2 | 20 |
9. | Zhvillimi Personal dhe Profesional | 2 | 15 |
10. | Aftësimi për Punësueshmëri | 2 | 15 |
11. | Përvoja në Punë | 2 | 15 |
12. | Ndërmarrjet e Biznesit të Vogël | 2 | 15 |
13. | Ligjet e Biznesit | 2 | 15 |
14. | Puna dhe Uhdëheqja e të Tjerëve | 2 | 15 |
15. | Sistemi Financiar dhe i Auditimit | 2 | 15 |
16. | Marrëdhëniet Midis Punonjësve | 2 | 15 |
17. | Ligjet Europiane | 2 | 15 |
18. | Biznesi Euopian | 2 | 15 |
19. | Problemet Bashkëkohore në Menaxhimin e Marketingut | 2 | 15 |