• Language
  • +377(44)-144-062

13 Arsye Për Të Studiuar Në Universum

13 Arsye Për Të Studiuar Në Universum

1. Çdo student i Universum, ka mundësinë e vazhdimit të vitit të tretë në Middlesex University (Britani e Madhe) dhe të marrë diplomë nga Middlesex.

2. Së shpejti me programin më të ri: për çdo student të pranuar, punësim i garantuar!

3. I binjakëzuar me Chichester College nga Anglia: Vetëm në vitin 2011, 87 studentë nga Universum kanë marrë pjesë në shkollën verore në Angli dhe 250 studentë deri më tani kanë qenë pjesë e Chichester në programe të ndryshme.

4. Programe të shkëmbimit: Çdo student i Universum do të studioj një semestër jashtë vendit si pjesë e programit të studimeve të tyre në mëse 40 universitete në gjithë botën.

5. Staf i ri i shkolluar në universitetet më me renome në Evropë dhe SHBA

6. Studime në gjuhën shqipe dhe angleze. Të gjithë mësimdhënësit e gjuhës angleze janë profesorë ndërkombëtar.

7. Studime online dhe në distancë, përmes e-learning.

8. Lokacione qendrore dhe moderne në Ulpianë (Prishtinë) dhe Ferizaj.

9. Shërbime të karrierës dhe mbështetje studentore: secili student ndjek trajnime në zhvillim profesional dhe të karrierës si dhe pranon shpallje ditore mbi vende të punës dhe një përmbledhje javore të bursave dhe konferencave në të gjithë botën.

10. Internshipi dhe puna praktike: secili student vendoset në një kompani për të marrë përvojë pune.

11. Ngjarjet dhe ligjëratat publike: shumë emra të mëdhenj flasin në Universum

12. Profesorë vizitor ndërkombëtar: emra të njohur nga bota akademike ligjërojnë në Universum, si psh: Profesorë nga Copenhagen Business School, London School of Economics, Rotterdam School of Management, ESSEC Business School, University of Kent, University of Winchester etj.

13. Kërkimi shkencor: publikues i revistës shkencore ndërkombëtare International Journal of Balkan Policy Research (www.balkanpolicyjournal.net) mbështetur nga Ambasada e SHBA’ve.

Close