• Language
  • +377(44)-144-062

Administratë Publike

DSC_3791

Programi është i dizajnuar si program multi-disiplinor, ashtu që të pajisë studentët me bazat administrative dhe teknikat dhe njohuritë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Përfshin edhe shkathtësitë thelbësore për planifikimin strategjitë, vendim-marrjen, komunikimin dhe kontrollimin e aktivitetet menaxhuese. Programi i studimit ofron qasje të përgjithshme në dy vitet e para të studimeve (katër semestra) dhe specializimi në vitin e 3-të të studimeve në disiplinat:

  • Administrim Publik;
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane.

Angazhimi i studentëve në projektet hulumtuese, u ofron mundësinë që të familjarizojnë veten me çështjet e përditshme, si dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre për të kuptuar qasjet dhe zgjidhjen e problemeve të tilla.

BA në Administrim Publik, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane
Semestri I parë
Viti I pare-Specializimi Administrate Publike
Kodi Emri i njësisë Kreditë Lloji Tipi
1 Hyrja në Shkencat Politike 6 C Seminaret
2 Qeverisja Lokale dhe Politika 4 C Dimeror
3 Sistemi Qeverisës në Kosovë 6 C Dimeror
4 Metodat Kryesore të Shkencave Shoqërore 4 C Dimeror
5 Shkrim Akademik 6 C Dimeror
6 Gjuhe Angleze 4 C Dimeror
7 Politikat Krahasuese I 5 C Pranveror
8 Historia e Mendimit Politik 5 C Pranveror
9 Hyrje në Sociologjin Politike 5 C Pranveror
10 Hyrje në Ekonomi dhe Politikat Ekonomike 5 C Pranveror
11 Statistikë për Kërkime Shoqërore 6 C Pranveror
12 Gjuhe Angleze 4 C Pranveror
Viti i Dytë – AP
1 Hyrje në Administratën Publike 6 C Dimeror
2 Politika Karahasuese II 6 C Dimeror
3 E Drejta Kushtetuese 6 C Dimeror
4 Komunikimi Politik dhe Mediat 6 C Dimeror
5 Gjuhe Angleze 4 C Dimeror
6 Zgjedhore dhe dega MN 4 O Dimeror
7 Administratë Publike Krahasuese 6 C Pranveror
8 Teoritë Politike të Avancuara 6 C Pranveror
9 Marrëdhëniet e Qeverisjes Lokale dhe Qëndrore 6 C Pranveror
10 E  Drejta Administrative 6 C Pranveror
11 Gjuhe Angleze 4 C Pranveror
Viti I tretë – AP
1 Financat Publike dhe Planifikimi i Buxhetit 6 C Dimeror
2 Menaxhimi Publik 6 C Dimeror
3 Menaxhimi i Burimeve Njerëzore 6 C Dimeror
4 Zgjedhore nga drejtimi Menaxhment 4 C Dimeror
5 Politikat e Ambientit dhe Administrimi Publik 4 C Dimeror
6 Zgjedhore dhe Dega MN 4 O Dimeror
7 Lidershipi dhe Administrimi Publik 6 C Pranveror
8 Të Drejtat e Njeriut 4 C Pranveror
9 Politikat Parlamentare 6 C Pranveror
10 Histori, Struktura dhe Funksionimi i Unionit Evropian 6 C Pranveror
11 Tema e Diplomes 8 C Pranveror/Veror

Studentët e Administrim Publik dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare janë jashtëzakonisht të suksesshëm në gjetjen e vend-punimit pas përfundimit të studimeve të tyre, diplomimit. Punësimi tipik, përfshin ambasadat dhe konsullatat e akredituara në Kosovë, Ambasador dhe stafi i ambasadës së Republikës së Kosovës në vende të ndryshme, Institucionet e Bashkimit Evropian, dhe Kombeve të Bashkuara, Administratën publik, Institucionet e nivelit qendror (Qeveri, Presidencë dhe Parlament), këshillime mbi administrimin publik, Organizata të ndryshme ndërkombëtare, Analist të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe atyre Evropiane, etj. Punëdhënësit presin nga të diplomuarit që të ofrojnë jo vetëm njohuri dhe ekspertizë në një fushë, por edhe shkathtësi të fuqishme personale të cilat u nevojiten për të qenë sa më efektiv për Institucionin.

Punësueshmëria e studentëve

Departamentet e Studimit Punësueshmëria Sektori i Punësimit Lidheshmeria me Studimet Paga Mesatare
PO JO Publike Private OJC Ndërkom- bëtare OJC Lokale Ndërlidhet Pak Aspak
Departamenti AP. MN 36% 64% 44% 56% 70% 10% 20% 416 euro

Close