• Language
  • +377(44)-144-062

Biznes Ndërkombëtar

DSC_3898

BA në Biznes Ndërkombëtar ka për qëllim që të:

  • Promovimi i entuziazmit për studime akademike si në aspektin biznesor kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar dhe menaxhimin e tij efektiv.
  • Ofroj një kurs studimi intelektualisht sfidues, i cili do të zhvillonte shkathtësitë intelektuale dhe analitike të studentëve brenda një kornize të integruar të biznesit.
  • Ofroj një program koherent të studimit në fushat kryesore të biznesit i cili do ti mundësonte studentëve që të arrijnë një perspektivë me bazë më të gjerë apo me një fokus në biznes.
  • Inkurajoj të kuptuarit dhe të analizuarit e organizatave të biznesit, procesin e vendim marrjes së tyre dhe sensitivitetin e motiveve që janë vendimtare për qëndrimet dhe sjelljet e individëve dhe grupeve në organizata.
  • Zhvilloj shkathtësitë individuale bashkëpunuese dhe kompetencat e nevojshme për një program të studimeve themelore dhe relevant për botën e biznesit.
  • Ofron të kuptuarit teorik dhe praktik të mjediseve të ndryshme në biznes.

BA ne Biznes Ndërkombëtar
Kodi Profili: Biznes Ndërkombëtar Kredit Lloji Semestri
Viti i Parë
1 Bazat e Menaxhmentit 6 C Dimeror
2 Ekonomi I (Mikroekonomia) 6 C Dimeror
3 Metodat kuantitative I (matematike) 6 C Dimeror
4 Metodat e hulumtimit në Biznes 4 C Dimeror
5 Shkrim Akademik ose Shkrim Akademik ne gjuhen Angleze 4 C Dimeror
6 Gjuhë Angleze I 4 O Dimeror
7 Ekonomi II (Makroekonomia) 6 C Pranveror
8 Bazat e Kontabilitetit 6 C Pranveror
9 Metodat kuantitative II (Statistika) 6 C Pranveror
10 Pergjegjesia Sociale dhe Etikës 4 C Pranveror
11 Shkathtësi në komunikim 4 C Pranveror
12 Gjuhë angleze II 4 C Pranveror
Viti i Dytë
1 Marketing 6 C Dimeror
2 Kontabilitet financiar 6 C Dimeror
3 Menaxhimi i resurseve njerëzore 4 C Dimeror
4 Ndërmarrësi dhe Menaxhimi i VMN 6 C Dimeror
5 Integrime Ekonomike Evropiane 4 C Dimeror
6 Gjuhë Angleze III 4 C Dimeror
7 Sjellje Organizative 6 C Pranveror
8 Financat e Korporatave 6 C Pranveror
9 Lidership dhe Negociata 4 C Pranveror
10 Shkencë, Teknologji dhe Inovacion 4 C Pranveror
11 Gjuhë Angleze  IV 4 C Pranveror
12 Programi Internship dhe Orientimi ne Karriere 6 C Pranveror
Viti i Tretë – Biznes Ndërkombëtar
1 Biznes ndërkombëtar 6 C Dimeror
2 Tregjet financiare ndërkombëtare 6 C Dimeror
3 Tregtia Ndërkombëtare 6 C Dimeror
4 Ekonomi globale 6 C Dimeror
5 Ekonomia politike ndërkombëtare 6 O Dimeror
6 Ekonomia e evropës jug-lindore 6 C Dimeror
7 Ekonomia politike evropiane 6 C Pranveror
Zgjedhore Menaxhimi i marketingut ndërkombëtar 6 O Pranveror
Menaxhimi i burimeve njerëzore ndërkombëtare 4 O Pranveror
Zgjedhore nga profilet tjera 4 O Pranveror
8 Disertacioni/Projekti diplomues 10 C Pranveror
Sqarime:
Lloji i njësisë: C = Obligueshme; O = zgjedhore

Studentët e biznesit dhe menaxhmentit janë jashtëzakonisht të suksesshëm në gjetjen e vend-punimit pas përfundimit të studimeve të tyre, diplomimit. Kjo mund të dëshmohet nga numri shumë I madhe I studentëve tanë të cilët punësohen pas përfundimit të këtij programi apo para se të përfundojnë diplomimin e tyre në këtë program akademik. Me shumë se 80% të studentëve tone janë të punësuar apo janë duke ndjekur studimet e tyre pas-universitare në Kosove ose jashtë Kosovës në shtetet anëtare të BE-se dhe në SHBA. Punësimi tipik, përfshin këshillimet biznesore, organizatat menaxheriale, këshillimet për shërbimin e klientëve, sektori bankar dhe financiar si dhe analiza biznesore.

Punësueshmëria e studentëve

Departamentet eStudimit Punësueshmëria Sektori i Punësimit Lidheshmeria me Studimet Paga Mesatare
PO JO Publike Private OJC Ndërkombëtare OJC Lokale Ndërlidhet Pak Aspak
Departamenti BM 35% 65% 18% 82% 67% 23% 10% 353.35 €
Komente: Studentët do të kenë një zgjedhje midis përcaktimit të tyre për të shkruar disertacionin dhe për ta mbrojtur atë para komisionit akademik (Disertacioni do të duhet të jetë deri në 10.000 fjalë), ose studenti do të ketë mundësi të ndërmerr një projekt të diplomës. Projekti diplomës është dizajnuar për studentët të cilët dëshirojnë të fillojnë punën menjëherë pas diplomimit të tyre. Si pjesë e këtij projekti, studentet mund të shkruajnë një plan të detajuar të biznesit, një propozim të detajuar projekti apo propozim të hollësishëm me rekomandime përhapjen e biznesit të tyre, ose për të filluar një projekt prej të cilitdo të përfitoj komuniteti, apo për të shkruar një raport me rekomandime për ndonjë institucion në Kosove në mënyrë qetë përmirësoj shërbimet e tyre apo politikat për dobitë e shoqërisë, respektivisht. Studentët, që duan të vazhdojnë studime te tyre post-diplomike mund të marrin mundësinë e të shkruarit të disertacionit.

Close