• Language
  • +377(44)-144-062

MA në Menaxhim i Turizmit

11159553_10153291077962244_4827011573380500391_n

Menaxhment, Financa, Menaxhim i Turizmit, Menaxhimi i Sektorit Publik dhe Biznes Ndërkombëtar

Master në Menaxhim i Turizmit  ka për qëllim:

  • Të zhvilloj aftësitë e të mësuarit të pavarur dhe të kërkimit.
  • Të aplikojë njohuritë akademike në mënyrë kritike në një seri disiplinash të menaxhimit.
  • Zhvillimin e aftësive analitike dhe teorike për të reflektuar mendim autonom dhe origjinal.
  • Te Zhvilloj gjykimet që kanë të bëjnë me çështjet sistematike dhe të komplekse në një mënyrë krijuese
  • Te Angazhoj në mënyrë konstruktive në praktikat profesionale dhe kreative të menaxhmentit me qëllim që të përcjellë arsyeshmërinë, rezultatet dhe konkluzionet.
  • Advansoj njohuritë dhe të kuptuarit e menaxhmentit dhe disiplinat përkatëse.

Çfarë e dallon programin Master nё Universum?

  • Program i zgjeruar i bursave dhe lehtёsirave financiare.
  • Mbёshtetje nga British Council nё Kosovё dhe universitete me renome ndёrkombёtare.
  • Program i veçant, i ofruar nё formё modulare dhe me mbёshtetje online.
  • Mundёsi specializimi nё Menaxhment, Financa apo Biznes Ndёrkombёtar.
  • Profesorёt nga shkollat mё tё mira tё biznesit nё Botё (shih CV’tё mё poshtё).
  • Mundёsi pagese nё 12 kёste.


Programi Master ofrohet ne formatin ‘blended learning’ ku nje pjese e programit mbahet ne distance ndërsa pjesa tjetër mbahet ne kampus. Formati i programit është kësisoj: çdo lende zhvillohet brenda një periudhe 4-6 javëve, prej te cilave 1 jave ligjërata (15 ore gjithsej ligjërata) te cilat zakonisht mbahen nga profesorët qe vijnë nga jashtë dhe 1 jave ushtrime (10 ore gjithsej ushtrime) te cilat mbahen nga asistenti. Pjesa tjetër i dedikohet mbështetjes online dhe punës individuale, punës ne projekt apo leximit. Pas përfundimit te kësaj lende, fillon lënda tjetër ne te njëjtin sistem modular.

Ligjëratat mbahen nga 17.30 deri 20.30 ditëve te javës dhe ndonjëherë edhe te shtunave nga ora 10 mëngjes. Ju jeni te obliguar te ndjekeni ligjëratat por jo edhe ushtrimit, nëse nuk e shihni te nevojshme. Programi gjithsej i ka 9 lende, prej te cilave 5 te përgjithshme, 3 lende profesionale sipas drejtimit qe e përzgjidhni dhe 1 lende zgjedhore nga drejtimi tjetër. Gjithashtu, semestri i fundit i dedikohet disertacionit apo projektit te diplomimit. Programi ka 120 kredi dhe zgjat dy vite

Kodi Emri i lendes KreditECTS    Semestri
1  Marrja e vendimeve financiare 10 Sistem Modular
2  Ekonomiks Menaxherial 10 Sistem Modular
3  Njerëzit në Organizata 10 Sistem Modular
4  Menaxhimi i Marketingut 10 Sistem Modular
5  Strategjia e Biznesit dhe Mjedisi Biznesor 10 Sistem Modular
6  Metodat e kërkimit 10 Sistem Modular
  Menaxhim i Turizmit    
1  Zhvillimi i Politikave në Turizëm dhe Mikëpirtje 10 Sistem Modular
2  Ndërmarrje dhe Ndërmarrësia në Turizëm dhe Mikëpritje 10 Sistem Modular
3  Zhvillimi i Strategjisë së Turizmit 10 Sistem Modular
4 Marketingu i Turizmit 10 Sistem Modular
5  Zgjedhore nga dy specializimet tjera 10 Sistem Modular
6  Disertacioni / Menaxhimi i projektit 20 Sistem Modular
  Financa    
1  Analizë Financiare 10 Sistem Modular
2  Strategjia Financiare 10 Sistem Modular
3  Tregjet financiare ndërkombëtare 10 Sistem Modular
4  Menaxhimi i rrezikut 10 Sistem Modular
5  Zgjedhore- nga dy specializimet tjera 10 Sistem Modular
6  Disertacioni / Menaxhimi i projektit 20 Sistem Modular
  Menaxhment    
1  Menaxhimi ndërkulturor ne Organizata 10 Sistem Modular
2  Inovacioni dhe Menaxhimi i Ndryshimeve 10 Sistem Modular
3  Menaxhimi i Projekteve 10 Sistem Modular
4  Përgjegjësia Sociale e Korporatës dhe kompanive etike 10 Sistem Modular
5  Zgjedhore nga dy specializimet tjera 10 Sistem Modular
6  Disertacioni / Menaxhimi i projektit 20 Sistem Modular

Kualifikimi në njërin nga drejtimet e lartëpërmendura do të ju hap horizontin e mundësive për një karrierë të suksesshme, pavarësisht a jeni në vitet e para të jetës profesionale apo keni vendosur të bëni një pauzë në mes të karrierës dhe të gjeni sërish prirjet dhe talentet tuaja në një univers të ri të mundësive. Të diplomuarit në këto drejtime do t’i posedojnë të gjitha aftësitë e nevojshme për të udhëhequr pozita menaxheriale në organizatat dhe institutcionet lokale dhe ndërkombëtare. Punëdhënësitë jo vetëm që do t’i njohin aftësitë dhe ambicient tuaja pasi që keni një kualifikim të nivelit Master, por gjithashtu nga fakti që ky titull do të ju pajis me të gjitha kompetencat dhe aftësitë që kërkohen nga menaxherët profesional të botës moderne.

Close