• Language
  • +377(44)-144-062

Çertifikohu nga Universiteti Harvard

Çertifikohu nga Universiteti Harvard

Mikroekonomia e Konkurrueshmërisë

Instituti për Konkurrueshmëri dhe Strategji në Shkollën e Biznesit të Harvardit është i njohur botërisht për zhvillimin e lëndëve te ndryshme të cilat ndikojnë drejtëpërdrejt në zhvillimin e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, institucioneve por edhe zhvillimit ekonomike të një vendevi apo rajoni. Lënda Mikroekonomia e Konkurrueshmërisë (MEK) është zhvilluar direkt nga guru më i njohur i menaxhmentit në botë, Profesor Michael Porter, i cili edhe drejton institutin dhe ka zhvilluar të gjitha materialet dhe rastet studimore të cilat përdorën në këtë lëndë.

Edhe pse fillimisht kjo lëndë i ofrohej vetëm studentëve të nivelit Master në Universitetin Harvard, përkatësisht në Harvard Business School dhe Kennedy School of Government, kërkesat e shumëta nga institucionet e larta arsimore nëpër botë ndikuan që MEK tani të ofrohet në 100 institucione të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe Kolegjin Universum. Kjo lëndë adreson konkurrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik nga pikëpaja poshtë-lartë (bottom-up), pikëmpaje kjo e cila nuk mbulohet në lëndët e zhvillimit ekonomik. Përveç karakterit edukativ, MEK, gjithashtu, shërben si udhërrëfyes për ndikimin dhe mbështetjen drejt zhvillimit ekonomik të një vendi apo rajoni, jo vetën nga aspekti i politikave qeveritare por edhe nga roli i ndërmarrjeve, industrive, universiteteve dhe institucioneve të tjera qeveritare dhe jo-qeveritare në ngritjen e konkurrueshmërisë.

Më konkretisht, kjo lëndë do ti përshtatet ndërmarrjeve vendore dhe zhvillimit ekonomik në Kosovës – kjo përmes përdorimit të rasteve studimore reale që trajtojnë zhvillimin ekonomik të vendeve në tranzicion, vende këto të cilat kanë kaluar nëpër të njëjtat faza ekonomike, politike dhe sociale.

Trajnim me materiale dhe metodologji të dizajnuar dhe aprovuar nga Harvard Business School

dhe Profesor Micheael Porter

• Mundësi të ndjekjes së ligjëratës direkt nga Profesor Michael Porter (sipas shortit)

• Me përfshierjen e këtij programi në CV, pjesëmarrësit do ta rrisin mundësinë për punësueshmëri

në institucione kyçe, vendore dhe të huaja

• Udhëheqësit e organizatava që bëhen pjesë e këtij programi do të përfitojnë nga të

qenurit pjesë e MOC Netëork, që përbëhet nga menaxher të lartë të disa prej korporatave shumëkombëshe më të njohura në botë.

  • Certifikatë pjesemarrje, në përfundim të suksesshëm të programit
  • Trajnim me materiale dhe metodologji të dizajnuar dhe aprovuar nga Harvard Business School dhe Profesor Micheael Porter
  • Mundësi të ndjekjes së ligjëratës direkt nga Profesor Michael Porter (sipas shortit)
  • Me përfshierjen e këtij programi në CV, pjesëmarrësit do ta rrisin mundësinë për punësueshmëri në institucione kyçe, vendore dhe të huaja
  • Udhëheqësit e organizatava që bëhen pjesë e këtij programi do të përfitojnë nga të qenurit pjesë e MOC Netëork, që përbëhet nga menaxher të lartë të disa prej korporatave shumëkombëshe më të njohura në botë

Kjo lëndë ligjerohet përmes rasteve studimore, materialeve për lexim  të përgatitura nga Universiteti Harvard, materialeve shtesë të përgatitura nga ligjeruesi dhe të ftuarve special. Natyra e kësaj lënde kërkon që pjesëmarrësit të vijnë të përgatitur në klasë, që do të thot të lexojnë/studiojnë rastet studimore paraprakisht dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive gjatë diskutimeve në klasë. Puna në grupe është e domosdoshme, andaj kërkohet që pjesëmarrësit të takohen jashtë orarit të ligjeratave.

Përmes ligjeratave, rasteve studimore, artikujve dhe të ftuarve special:

  • Pjesëmarrësit do të njoftohen me bazat dhe variablat që determinojnë konkurrueshmërinë
  • Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të identifikojnë karakteristikat e mjedisit biznesor në mënyrë që të rrisin produktivitetin, efiqiencen, shtrirjen në treg dhe qëllimet sociale
  • Pjesëmarrësit do të vlerësojnë strategjitë e mundshme për përmirësimin e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve në mjedisin biznesor në Kosovë dhe rajon
  • Pjesëmarrësit do të analizojnë mundësitë për internacionalizim – si në prodhimtari ashtu edhe në internacionalizimin e shërbimeve

Ky program përmban materiale të nivelit Master, andaj, të interesuarit duhet të kenë të përfunduar nivelin Bachelor në fushën e Ekonomisë, Biznesit, Ekonomisë Politike apo të kenë përvojë të gjatë profesionale në këto fusha. Gjithashtu, të interesuarit duhet të posedojnë njohuri të larta të gjuhës angleze të dokumentuara përmes TOEFL, IELTS, Cambridge Proficiency Exam, Anglia Exam ose ndonjë certificate tjetër të pranuar. Të interesuarit duhet të kenë notën mesatare mbi 7.5 gjatë nivelit Bachelor ose të kenë së paku 5 vjet pervojë pune.

€790 – Pagesa e rregullt

€490 – Pagesa për individët që regjistrohen përpara datës 10 Janar, 2014

€199 – Pagesa për studentët aktual të Programit Master në Universum

€99 – Pagesa për studentët që regjistrohen në Programit Master gjatë vitit akademik 2013/2014

Pagesa bëhet në një këst apo përmes kredise bankare/Star Card.

Për të aplikuar, plotësoni këto dokumente:

Formularin për regjistrim (merret në Universum)

CV

Kopje e diplomës së universitetit ose ekuivalent

Kopje e transkriptit të notave

Certifikata për njohuri të gjuhës angleze

Kolegji Universum

Kampusi i Ulpianës, Prishtinë, Kosovë

Tel: 038 555 315

Email: [email protected]

Close