• Language
  • +377(44)-144-062

Studimet në Distancë

Studimet në Distancë

Qendra pёr Studime Online dhe nё Distancё – Sistemi i studimeve nё distancё

Kolegji Universitar Universum po ashtu ofron studime nё distancё nё tё gjitha programet Bachelor dhe Master.

Studimet zhvillohen pёrmes platformёs e-learning, të cilat studentёt pranojnё:

  • Rregulloren e studimeve nё distancё
  • Materialin pёr lexim pёr secilёn lёndё
  • Listёn e rekomanduar tё librave
  • Listen e rekomanduar tё burimeve online
  • Ligjёratat nё power point

Gjithashtu, si pjesё e programit, organizohen tutoriale tё cilat mbahen cdo tё dytёn shtune, nga 5 ore gjithsej (1 orё pёr njё lёndё). Pёrvec kёsaj, studentёt mund tё caktojnё takime online (pёrmes skype) apo edhe ballё pёr ballё me secilin ligjёrues tё lёndёs, 1 herё Brenda dy javёve. Takimet zgjasin gjysёm orё.

Universum në kuadër të programit për studime në distancë ofron studime themelore dhe studime master.

Studimet themelore 

  • Programi për Biznes dhe Menaxhment me këto specializime:
    • Menaxhim Biznesi
    • Marketing dhe Komunikim
    • Banka dhe Financa
    • Biznes Ndërkombëtar
  • Programi për Administratë Publike, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane me këto specializime:
    • Administratë Publike
    • Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane.

Studimet master 

  • Master në Menaxhment
    • Menaxhment
    • Financa
    • Biznes Ndërkombëtar

Të drejtën e transferimit, nga institucionet tjera të arsimit të lartë, në “UNIVERSUM” e kanë të gjithë studentët të cilët kanë të regjistruar së paku një vit studimi në Institucionet e Arsimit të Lartë prej nga dëshirojnë të bëjnë transferimin.

Kërkesa për transferim i drejtohet drejtorit të programit përkatës, bashkë me dokumentacionin përcjellës dhe me dokument dëshminë që ai/ajo ka qenë student në institucionin prej nga vjen.

Transferimi i kredive për studentët e transferuar, nëse tashmë kanë provime të kaluara në institucionin paraprak, pranohen në bazë të numrit të ECTS të fituara gjatë studimit dhe të vërtetuar me vulë dhe nënshkrim të personit përgjegjës të institucionit prej nga vjen studenti. Dokumenti i lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë si dëshmi për provimet e kaluara, bashkë me totalin e ECTS, i bashkëngjiten vërtetimit mbi totalin e ECTS që e lëshon Kolegji Universum në fund të studimeve.

Në përputhje me nenin 5 të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe Strategjinë për qeverisje elektronike 2009-2015, Universum ofron mundësi të studimit në distancë gjithmonë duke synuar të kontribuojë në zhvillimin e mëtutjeshëm intelektual, ekonomik e social të shoqërisë sonë.

Duke dashur që në mënyrë të vazhdueshme të mundësojë studime edhe për ata të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të marrin pjesë fizikisht në kampuset tona, Universum ofron mundësinë e mësimit në distancë, mësim ky i cili realizohet vetëm përmes aplikacioneve të ndryshme në internet.  Ju të cilët nuk keni mundësi të participoni fizikisht në kampuset tona, gjendeni jashtë Kosovës dhe dëshironi të fitoni njohuri dhe diplomë në bachelor, jeni të mirëseardhur. Ky program ofrohet vetëm për persona të cilët nuk jetojnë në Kosovë.

Përparësitë e mësimit në distancë:

  • Ti mund të ndjekës ligjëratën në kohën që ty të konvenon
  • Nuk nevojitet prezenca fizike
  • Ke kohën në dispozicion (ligjëratat janë dispozicion 24/7)
  • Nuk varesh nga vendi ku mbahen ligjërata (mund të mësosh në shtëpi, punë apo në rrugë)
  • Reduktim në shpenzime (reduktohen shpenzimet e transportit, ushqimit etj)

Close