• Language
  • +377(44)-144-062
Shkolla Verore Anglia Summer School

Takimi Vjetor në Chichester të Anglisë – Shkolla Verore nga Anglia dhe Universum

Postuar më: 09/03/2016

Që nga 2005 Kolegji Universum organizon Shkolla Verore në kuadër të partneritetit me Chichester College dhe Anglia Network. Në kuadër të këtij bashkëpunimi realizohet edhe takimi vjetor i partnerëve.

Kolegji Universum dhe Anglia Examination

Kolegji Universum mori pjesë në takimin vjetor të Anglia Examinations në Chichester të Anglisë, përfaqesuar nga drejtori ekzekutiv Alejtin Berisha. Anglia Examinations ofron një program të strukturuar të ngritjes dhe vlerësimit të kompetencave në gjuhën angleze, nga nivelet fillestare e deri te përdorimi i avancuar i gjuhës. Anglia Examinations u bë pjesë e Chichester College në vitin 1993 dhe tani ofron ekzaminimi në dhjetra vende të botës, përmës franshizave. Që nga viti 2005 anëtar i këtij rrjeti është edhe Kolegji Universum. Partneritetit me Chichester College do tu mundësojë studentëve të Kolegjit Universum qasje në më shumë mundësi për studime jashtë vendit dhe pjesmarrje në shkolla verore ndërkombëtare. Ofrimi i mundësive ndërkombëtare për të rinjët tanë është prioritet në Universum.

Shkolla Verore Anglia Summer School

Përmes rrjetit të Anglia, organizohen edhe shkollat verore Anglia Summer School së bashku me partnerët ndërkombëtar. Anglia ofron kurse te avancuara të përvetsimit të gjuhës angleze përmes shkollave verore ne vendet ku operojnë organizatat partenere, si Kolegji Universum. Studentët Kosovar, përmes Universum-it janë duke përfituar nga kjo mundësi tash e 10 vite. Deri më sot, mbi 600 studentë dhe nxënës nga Kosova kanë qënë pjesë e shkollave verore të këtij rrjeti në: Alkmaar dhe Amsterdam në Holandë; në Brighton, Portsmouth dhe Chichester të Anglisë.

Për të mësuar më shumë rreth këtyre mundësive, ju lutem na kontaktoni në: [email protected] apo na telefononi në +377 44 144 062.

Universum është rënditur në Top 1000 Shkollat më të mira të biznesit në Bote nga Eduniversal, si i vetmi institucion nga Kosova | Universum is ranked in the Eduniversal Top 1000 Business Schools in the Ëorld as the only Business School from Kosovo.

Kthehu
Close