• Language
  • +377(44)-144-062
Angazhimi i studentëve në punë praktike

Thirrje për punë praktike në Ministrinë e Financave

Postuar më: 11/05/2018

Ashtu sikurse jeni në dijeni, Ministria e Financave ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Kolegjin Universum, për angazhimin e studentëve për punë praktike, dhe deri më tani punën praktike e kanë përfunduar tre (3) grupe të studentëve sipas kushteve të përcaktuara në Memorandum.

Kemi kënaqësinë, që përmes kësaj shkrese, të ju njoftojmë, se Ministria e Financave  shpreh interesimin dhe gatishmërinë që të vazhdojnë me angazhimin e grupit të katërt të studentëve sipas kushteve të përcaktuara me Memorandum Bashkëpunimi.

Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre, deri më 15.05.2018 ora: 24:00h, në email-in: egzonabajrami@universum-ks.org

CV-të  e juaja më pas do i dërgojmë te Ministria e Financave, të cilët do t’i bëjnë përgatitjet, sistematizimin dhe fillimin e punës praktike, dhe për të cilat me kohë do të ju njoftojnë dhe mbajnë në kontakt të vazhdueshëm!

#UniversumështëPunësim

 

Kthehu
Close