• Language
  • +377(44)-144-062
Programet Bachelor

Transfero studimet në Kolegjin Universum fito bursë 30% dhe diplomë të njohur ndërkombëtarisht

Postuar më: 01/02/2018

Nëse dëshironi të ndjekni studimet tuaja me orar fleksibil pa shkëputja nga puna dhe pastaj të vazhdoni ato jashtë vendit, Kolegji Universum është vendi se ku ju duhet të drejtoheni.

Kolegji Universum është zgjedhur më i miri në Kosovë dhe ndër 1000 më të mirët në botë nga Agjencia Franceze Eduniversal. Përveç kësaj është zgjedhur edhe si institucioni me përmirësimin më të madh në trojet shqiptare dhe në top tre institucionet e Kosovës, nga Webometrics, i vetmi në Kosovë pa asnjë program të suspenduar nga Akreditimi.

Çdo vit, mbi 80 milion studentë në gjithë botën regjistrohen në universitet, mirëpo, rreth 30 milion prej tyre e braktisin universitetin dhe asnjëherë nuk i përfundojnë studimet. Kjo ndodhë për arsye se studentët nuk janë të mirëinformuar për fakultetin që përzgjedhin, profesorët ligjërojnë me metoda të vjetra, ose vonë e kuptojnë që nuk kanë pasion për fushën e studimit të përzgjedhur.

Nëse dëshironi të ndjekni studimet tuaja me orar fleksibil apo online, ku ligjërojnë profesorë vendor e ndërkombëtar dhe pastaj të vazhdoni studimet edhe jashtë vendit, Kolegji Universum është vendi se ku ju duhet të drejtoheni.

Lexo po ashtu artikullin për Svend Hollensen – Autori i librit më të shitur në botë për Marketing, ligjëron në Kolegjin Universum

Studentët e Kolegjit Universum kanë mundësi të vazhdojnë studimet e tyre jashtë vendit përmes programit Erasmus+, program përmes të cilit Kolegji Universum deri më tani ka dërguar 43 studentë për studime në vende të ndryshme të Evropës. Përmes këtij programi studentët kanë mundësi të studiojnë një semester jashtë vendit me bursë të plotë në vlerë prej 5,075 Euro si dhe shkollim falas.

Lexo po ashtu: Si të studioni në Gjermani me bursë të plotë 

Shumica e studentëve të këtij institucioni, janë menaxherë dhe paga mesatare e të diplomuarve është 712 euro. Sa i përket stafit akademik, të gjithë punojnë sipas metodave më të reja, e kjo sepse janë të shkolluar në shkollat më të mira të biznesit në botë si London School of Economics, Copenhagen Business School apo Rotterdam School of Management.

Programi Bachelor në Kolegjin Universum ofron drejtime në Biznes dhe Menaxhment, Banka dhe Financa, Marketing dhe Komunikim, Shkenca Kompjuterike, Shkenca Politike, Administratë Publike, Marëdhënie Ndërkombëtare, Studime Europiane, Gjuhë Angleze, Përkthim dhe Gjuhë Gjermane.

Programi Master në Menaxhment  në Kolegjin Universum i vetmi program i cili është ranguar si i 16’ti në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushe në botë nga agjencia prestigjioze franceze  Eduniversal, si i vetmi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Ky program realizohet në formë modulare nga profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, me ligjerata pasdite dhe vikendeve.

Kolegji Universum ofron bursë 30% për studentët të cilët dëshirojnë t’i transferojnë studimet në Universum dhe të marrin diplomë të njohur ndërkombëtarisht.

Për të aplikuar, ju lutem klikoni direkt këtu, kurse për më shumë informata ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +377 44 144 062.

Kolegji Universum, Univers i Mundësive.

Kthehu
Close