• Language
  • +377(44)-144-062
konferenca

U mbajt Konferenca Your Story me George Mason University nga Washington

Postuar më: 02/12/2016

Konferenca ‘Your Story’ u organizua në kuadër të një projekti kërkimor të George Mason University me seli në Washington DC dhe Kolegjit Universum ku u trajtua tema e ekstremizmit.

Të rinjët kosovarë dhe studentët e Kolegjit Universum u angazhuan në këtë projekt duke dërguar ese dhe videove në përmes së cilave trajtuan çështjen e ektremizmit në përgjithësi si dhe në veçanti u fokusuan në temat si: Faktorët shtytës dhe tërheqës të ekstremizmit; ndëgjimi i zërit të të rinjëve dhe qytetarëve kosovarë te ndërkombëtarët; si dhe apo radikalizohet feja apo fetarizohet ekstremizmi.

Kjo ishte një mundësi për studentët të përfshihen në projektet kërkimore dhe të mësojnë rreth metodave të hulumtimit kualitativ. Ky bashkëpunim është në vazhdën e ndërkombëtarizimit të Kolegjit Universum. Kjo konferencë ishte poashtu një mundësi e mirë për studentët për përmirësimin e aftësive komunikuese në gjuhën angleze.

Partenrët amerikanë tanë u ndanë shumë të kënaqur me cilësinë e punimeve të të rinjëve kosovarë i falenderuan ata për kontributin e tyre.

Në fund të konferencës u ndanë shpërblimet për fituesit e tri vendeve të para në vlerë prej 300, 200 dhe 100 euro respektivisht.

Për të informuar rreth projekteve kërkimore të Kolegjit Universum, shkruani e-mail në info@universum-ks.org.

Kthehu
Close