• Language
  • +377(44)-144-062
Universum dhe Shoqata e Verëtarëve të Kosovës

Universum dhe Shoqata e Verëtarve me program të përbashkët studimi

Postuar më: 02/05/2018

Kolegji Universum, nënshkroi edhe një tjetër Memorandum Bashkëpunimi, e kësaj radhe me Shoqatën e Verëtarve të Kosovës ‘Enologjia’.

Qëllimi i bashkëpunimit është që të kontribohet në ngritjen e relevancës dhe përshtatshmërisë të sektorit të edukimit me ato të nevojave të tregut, e këtë duke krijuar programe dhe module trajnimi profesionale në fushën e tregtisë ndërkombëtare të verërave, për të rritur eksportin e verërave të prodhuara në Kosovë.

Në kuadër të kësaj marrëveshje parashihet edhe ofrimi i programit të parë Master në Biznes të Verërave, program i cili do të ndihmoj prodhuesit vendor të verërave të rrisin biznesin me fokus të veçantë në eksport.

Përfitues të kësaj marrëveshjeje do jenë edhe studentët të cilët duan të specializohen në këtë fushë mjaft fitimprurëse dhe ndikuese në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

Këto marrëveshje bashkëpunimi në të mirën e zhvillimit të shkathtësive profesionale e njohurive akademike të studentëve të Kolegjit Universum, me impakt në ekonomi të vendit, nuk janë dhe nuk do jenë të fundit.

Për të mësuar më shumë rreth këtij programi, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close