• Language
  • +377(44)-144-062
universum-erasmus+

Universum përfitues i tri projekteve “Erasmus+ Capacity Building” në vlerë prej 3 milion €

Postuar më: 08/08/2018

Kolegji Universum është përfitues i tri projekteve “Erasmus+ Capacity Building” në konzorcium me shumë universitete partnere nga Bashkimi Evropian. 

Kjo i kontribon shumë ngritjes së kapaciteteve të brendshme të Kolegjit Universum, përmirësimit të cilësisë, zhvillimit te kurrikulave, zhvillimit profesional të stafit përmes trajnimeve dhe vizitave në universitetet partnere, si dhe përmirësimin e teknologjisë përmes paisjeve të reja në laboratore dhe salla.

Projektet e fituara nga Kolegji Universum janë “Innovative Teaching Education in Mathematics”MSc in Sustainable Food Production Systems” dhe Enhancing and Validating service related competences in Versatile learning environments in Western Balkan Universities”. Projekte këto në vlerë prej 3 milion € të cilat Kolegji Universum do ti realizojë në bashkëpunim me 12 universitete partnere nga Evropa.

Ka kohë që ky Institucion i Arsimit të Lartë në Kosovë është përfitues i vazhdueshëm i projekteve ndërkombëtare të financuara nga Bashkimi Evropian.

Për më shumë informata rreth Kolegjit Universum dhe mundësive që ofron, ju lutem ndiqni faqen në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062. 

Kthehu
Close