📢 Thirrje për Aplikim – Mobilitet i Stafit (International Staff Week 2026)
23 Mars, 2026 2026-03-23 9:15📢 Thirrje për Aplikim – Mobilitet i Stafit (International Staff Week 2026)
Universum International College shpall thirrjen për aplikim për mobilitet të stafit akademik dhe administrativ në kuadër të International Staff Week 2026, i organizuar nga University of Seville, Spanjë, në kuadër të programit Erasmus+ ICM dhe strategjisë institucionale për ndërkombëtarizim.
📌 Detajet e Mobilitetit
- Lloji i mobilitetit: Staff Training (STT) – International Staff Week
- Aktiviteti: International Staff Week 2025
- Periudha: 11 – 15 maj 2025
- Kohëzgjatja: 5 ditë pune (minimumi i kërkuar nga programi Erasmus+)
- Destinacioni: Seville, Spanjë
💶 Mbështetja financiare
Mobiliteti mbështetet me bursë ditore dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas rregullave dhe kushteve të programit Erasmus+ ICM.
🎯 Kriteret e Përzgjedhjes
Aplikuesi/ja duhet të:
- jetë pjesë e stafit akademik ose administrativ të Universum International College
- ketë interes dhe angazhim në ndërkombëtarizim, bashkëpunim akademik dhe zhvillim institucional
- zotërojë gjuhën angleze (minimumi niveli B1)
- jetë i/e motivuar për të përfaqësuar institucionin në mënyrë profesionale
🔹 Përparësi kanë
- stafi që nuk ka përfituar më parë mobilitet Erasmus+
- stafi i angazhuar në aktivitete ndërkombëtare, projekte apo bashkëpunime akademike
- aplikimet që kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Universum International College dhe University of Seville
📝 Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar 👉 [KËTU], duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar:
📄 Dokumentet e kërkuara:
- CV (në gjuhën angleze)
- Motivation Letter
- Training Plan (nëse kërkohet)
📅 Afati i fundit për aplikim: 15 mars 2026