📣 Thirrje për Aplikim: Shkëmbim Studentor në Universitetin e ACoruna në Spanjë

f3229678261f762fcc47a473dd1e8707
erasmusLajme

📣 Thirrje për Aplikim: Shkëmbim Studentor në Universitetin e ACoruna në Spanjë

Universum International College shpall thirrjen për aplikim për mobilitet studentor në universitetet partnere në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus+ dhe strategjisë sonë për ndërkombëtarizim akademik.

📌 Detajet e Mobilitetit:
Periudha: Semestri veror (në koordinim me universitetin pritës)

Kohëzgjatja: 1 semestër akademik
Destinacioni:

  • A Coruña University

Mbështetja financiare: Bursë mujore + rimbursim i shpenzimeve të udhëtimit, sipas kushteve të programit Erasmus+.

🎯 Kriteret e Përzgjedhjes:

  • Të jetë student i rregullt në Universum International College
  • Të ketë përfunduar të paktën 1 vit akademik
  • Të ketë mesatare mbi 3.0
  • Të zotërojë gjuhën angleze (minimumi niveli B1)
  • Të jetë i motivuar për të përfaqësuar kolegjin në mënyrë akademike dhe kulturore

🔹 Përparësi kanë:

  • Studentët që nuk kanë përfituar më parë mobilitete jashtë vendit
  • Studentët aktivë në jetën akademike dhe sociale të kolegjit

📝 Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar 👉 [KËTU].
📅 Afati i fundit për aplikim: 30 tetor 2025