Thirrje për Aplikim: Teaching Week në Universitetin e A Coruña, Spanjë

la-coruna-cruise-port-guide
erasmusLajme

Thirrje për Aplikim: Teaching Week në Universitetin e A Coruña, Spanjë

Universum International College shpall thirrjen për aplikim për mobilitet të stafit akademik (Teaching Week)Universidad de A Coruña, Spanjë, në kuadër të programit Erasmus+ dhe strategjisë institucionale për ndërkombëtarizim akademik.

📌 Detajet e Mobilitetit:

  • Lloji i mobilitetit: Teaching Week (STA)
  • Periudha: Në koordinim me universitetin pritës
  • Kohëzgjatja: 5 ditë pune (minimumi i kërkuar nga programi Erasmus+)
  • Destinacioni: Universidad de A Coruña, Spanjë

💶 Mbështetja financiare:

Mobiliteti mbështetet me bursë ditore dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas rregullave dhe kushteve të programit Erasmus+.
🎯 Kriteret e Përzgjedhjes:

  • Të jetë pjesë e stafit akademik të Universum International College
  • Të ketë përvojë në mësimdhënie në fushën përkatëse
  • Të zotërojë gjuhën angleze (minimumi niveli B1)
  • Të paraqesë një plan mësimor (Teaching Plan) në bashkëpunim me universitetin pritës
  • Të jetë i/e motivuar për të përfaqësuar kolegjin në mënyrë profesionale dhe akademike

🔹 Përparësi kanë:

  • Stafi që nuk ka përfituar më parë mobilitet Erasmus+
  • Stafi i angazhuar në zhvillimin akademik, kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar
  • Aplikimet që kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve institucionale mes dy universiteteve

📝 Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar 👉 [KËTU], duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar (CV, Teaching Plan, dhe dokumente tjera sipas udhëzimit).
📅 Afati i fundit për aplikim: 15 tetor 2025