• Language
  • +377(44)-144-062
48269155_10218473647412592_2157065256180908032_n

Kolegji Universum mban trajnime për pjesëtarët e FSK-së

Postuar më: 13/12/2018
Zv. Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit Universum, Uran Rraci ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, me qëllim të mbajtjes së trajnimit me temën “Rëndësia e lidershipit dhe taktikat e influencimit”. Ky trajnim është zhvilluar në kuadër bashkëpunimit me Zyren për Ndërlidhje me Universitete në kuadër të FSK-së, dhe kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve ndërpersonale të pjesëtarëve të këtij institucioni.
Para se zhvillohej trajnimi, zëvendësdrejtori Rraci dhe Nazim Haliti nga kampusi i kolegjit Universum në Ferizaj, janë pritur në takim nga gjeneralbrigade Irfete Spahiu, së cilës i uruan transformimin e FSK në ushtri të Kosovës. Njëherit, z.Haliti theksoi se “Ndryshimi i misionit të FSK-së nuk është vetëm i natyrshëm, por gjithashtu i merituar”. Gjithashtu, z. Rraci, shprehu mirënjohjen për kontributin e FSK-së në dekadën e fundit dhe njëherit theksoi se Kolegji Universum do të vendos të gjitha asetet institucionale në dispozicion për të thelluar bashkëpunimin me FSK-në.
Në fund, gjeneralbrigade Irfete Spahiu ndahu mirënjohje për z. Uran Rraci në shenjë falenderimi për organizimin e trajnimit dhe mbështetjen që Kolegji Universum i ka dhënë FSK-së gjatë viteve të fundit.
Të dyja palët u dakorduan që bashkëpunimi ndërinstitucional të thellohet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe promovimit të vlerave të përbashkëta, të cilat lidhen me përgjegjësinë ndaj komunitetit në Kosovë.
Për më shumë informata rreth Kolegjit Universum dhe trajnimeve të tilla ndiqni faqet tona në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

48373556_10218473637212337_4176304367588081664_n

48281854_10218473639852403_5535075704707743744_n

48269155_10218473647412592_2157065256180908032_n48362882_10218473641772451_1935852660657750016_n

Kthehu
Close