• Language
  • +377(44)-144-062

Kush triumfoi në Garën “Magic Math”?

Postuar më: 17/01/2019

Vazhdojmë me aktivitete duke inkurajuar konkurrencën pozitive në mes studentëve. Sot në Kolegjin Universum u mbajt Gara “Magic Math” në mes të studentëve të vitit të parë të Dept. Biznes dhe Menaxhment ku studentët patën mundësi të testojnë njohuritë e tyre në lëndet “Mikroekonomi” dhe “Matematikë”.

Kuizi u organizua në tri raunde, pjesa e pare ishte me pyetje nga “Mikroekonomia”, pjesa e dyte me pyetje nga “Matematika” dhe ne fund u organizua kuiz me asociacione.

E gjatë këtyre raundeve adrenalina dhe emocionet nuk munguan. Ajo çka e bëri garën akoma më dinamike e sfiduese, ishte dëshira e secilit grup të dal triumfues, e të përfaqësoj sa më mirë kampusin e tij.

Ekipi fitues i kësaj gare ishte ekipi nga Kampusi i Ferizajit, të cilët u shpërblyen me certifikata dhe dhurata simbolike nga Kolegji.

Ky nuk do jetë aktiviteti i fundit i organizuar, studentët dhe profesorët nga të gjitha departamentet janë duke u përgatitë për gara dhe evente të ngjajshme të cilat do të shpallen në ditët në vijim.

Për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në: info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close