fbpx

Procedurat e regjistrimit në Kolegjin Universum

Kriteri minimal absolut për një student për t’u pranuar në programet akademike, është që të gjithë nxënësit të kenë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe të kenë kaluar testin kombëtar (maturën). Gjithashtu, për t’u regjistruar në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikate lindje;
  • Diplomë dhe certifikatë e shkollës së mesme;
  • Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë kryer shkollimin jashtë Republikës së Kosovës;
  • Përfundimin e procedurave të aplikimit në Kolegjin Universum;
  • Kontrata e programit të studimit nëse plotësojnë kriteret e pranueshmërisë.

Transferimi i Studimeve

Të gjithë studentët që kanë regjistruar të paktën një vit studime në Institucione të tjera të Arsimit të Lartë kanë të drejtë të transferohen në Kolegjin Universum. Kërkesa për transferim duhet t’i drejtohet drejtorit të programit përkatës së bashku me dokumentacionin mbështetës dhe dëshminë e dokumentuar që ai/ajo ka qenë student në institucionin e mëparshëm.

Nëse studentët i kanë dhënë provimet në institucionet e mëparshme, transferimi i krediteve do të pranohet nga numri i krediteve ECTS që studenti ka fituar gjatë studimit, i cili konfirmohet me vulën dhe nënshkrimin e personit përgjegjës të institucionit nga i cili vjen studenti. Dokumenti i lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë si dëshmi e provimeve të kaluara me totalin e ECTS-ve do t’i bashkëngjitet certifikatës së totalit të ECTS-ve e cila do të lëshohet nga Kolegji Universum në përfundim të studimeve.