fbpx

Akademia Anti - Plagjiatura

 

Kolegji Universum nga tetori i vitit 2019 ka filluar përdorimin e Platformës Akademia, sistemit të parë antiplagjiaturë në gjuhën shqipe, për të identifikuar plagjiaturën në temat e masterit, temat e diplomës, punimet seminarike dhe detyrat e ndryshme të studentëve. Ky sistem është përdorur për herë të parë edhe në kontrollomin dhe identifikimin e plagjiaturës në punimet shkencore të studentëve të dorëzuara për pjesëmarrje në volumin e tretë të Revistës së Hulumtimeve të Studentëve të Kolegjit Universum.

Përdorimi i këtij sistemi është mundësuar në kuadër të projektit “Parandalimi i plagjiaturës përmes teknologjisë” i cili financohet prej Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, në kuadër të granteve për mbështetjen e unversiteteve. Në kuadër të këtij projekti, përveç tjerash, parashihet ngritja e vetëdijes së studentëve dhe stafit akademik të Kolegjit Universum dhe të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë për rëndësinë dhe mënyrat e evitimit të plagjiarizmit në arsimin e lartë. Kolegji Universum është i vetmi institucion privat i arsimit të lartë që ka përfituar nga ky grant.

Të gjithë të interesuarit Staf apo Studentë, për platformen Akademia Anti Plagjiatura të klikojnë në linkun e mëposhtëm: