Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, folës nderi në ceremoninë e diplomimit të studentëve UNIK të Universum International College

unnamed-770x400
Lajme

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, folës nderi në ceremoninë e diplomimit të studentëve UNIK të Universum International College

Për mijëra studentë çdo pranverë, ceremonitë e diplomimit shënojnë një moment kyç të arritjeve dhe tranzicionit të tyre. Këto ceremoni festojnë kulmin e viteve të punës së palodhur, përkushtimit të studentëve. Diplomimet shërbejnë gjithashtu si një rit kalimi, duke simbolizuar fundin e një kapitulli dhe fillimin e një tjetri.

Me përkushtim të madh për të siguruar që kjo ditë të jetë përtej formaliteteve për studentët, UNI-Universum International College, u sigurua që ceremonia të përfshijë të gjitha aspektet për të krijuar një përvojë të paharrueshmE për studentët dhe të gjithë të pranishmit e tjerë.

Ceremonia e diplomimit për studentët e UNIK ishte një ngjarje e veçantë, e cila shënoi suksesin e studentëve në përfundimin e tyre të suksesshëm të studimeve. Prania e Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë Z. Jeffrey M. Hovenier u bë një moment i rëndësishëm për të inkurajuar dhe për të vlerësuar arritjet dhe angazhimin e tyre në edukim.

Gjatë fjalimit të tij, drejtuar të diplomuarve, Z. Hovenier i uroi ata për diplomimin dhe i inkurajoi ata të reflektojnë për rrugëtimin e tyre akademik. Ai theksoi se ndonëse ky shënon fundin e një rrugëtimi, kjo nënkupton edhe fillimin e rrugëtimeve të reja.

Ju jeni gjithmonë në një rrugëtim. Sot, ne festojmë fundin e një rrugëtimi, por e nesërmja sjell një të ri, dhe një tjetër pas tij dhe një tjetër”, tha ai.

Ai theksoi rëndësinë e pranimit të gjendjes së tranzicionit dhe gjetjes së gëzimit në vetë rrugëtimin, duke i nxitur ata të përqendrohen më pak në destinacionin dhe në vend të kësaj të vlerësojnë momentin aktual.


Disa gjëra që do të doja t’i kisha ditur kur unë isha ulur aty ku jeni ju. Së pari, ju jeni gjithmonë në një rrugëtim. Sapo keni dëgjuar se ky është fundi i rrugëtimit dhe kjo është e vërtetë, por çfarë do të thotë kjo? Gjithmonë do të jeni në një gjendje tranzicionale dhe shumë gjëra do të ndryshojnë rreth jush, mirëpo duhet të dini që kënaqësia qëndron në vetë rrugëtimin” shtoi Z. Hovenier.

Ndërsa po përfundonte fjalimin e tij, Z. Hovenier inkurajoi studentët me këto fjalë:

 

“Kaloni më pak kohë duke menduar për destinacionin dhe shijoni momentin ku jeni. Përqafoni dhe dashuroni atë.”

Këto fjalë inkurajuese frymëzuan studentët, duke theksuar rëndësinë e gjetjes së gëzimit në rrugëtimet e tyre të vazhdueshme.


Ceremonia do të jetë një kujtim suksesi për të gjitha ata që dalin të diplomuar, e të gatshëm për t’a vazhduar rrugëtimin e tyre jetësor, si në aspektin akademik e profesional ashtu edhe në përgaditjen e tyre personale për jetën, qytetarinë aktive dhe kulturën.

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.