• Language
  • +377(44)-144-062
university-search-stunited-org_

Analizë mbi Programet e Studimit dhe Mundësitë e Punësimit nga Dr. Fahri Bushi

Postuar më: 20/12/2018

Gjatë vitit të fundit të shkollës së mesme ju mund të jeni tundoheni nga ideja e përzgjedhjes së programit dhe institucionit që do të ja besoni studimet. Në të vërtet vendimi është i madh ashtu siç janë edhe dilemat tuaja, pasi nuk keni informata të mjaftueshme se çka mund të ju ofroj secili program.

Kolegji Universum ofron programe studimore në fusha të rëndësishme akademike  duke shërbyer  si institucion me vlera të larta arsimore jo vetëm në vend por edhe më gjerë. Puna, angazhimi dhe përkushtimi i të gjithë  stafit dhe studentëve po dëshmohet edhe në Rangimin e Kolegjit në Top 3% të shkollave më të mira në botë nga Agjencia EdUniversal.

Në Universum pos deparatamentit Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Gjermane që ofrojnë një avantazh konkurrues në zgjedhjen e karrierës, sidomos tani duke marrë parasysh rritjen e numrit të kompanive të huaja në vend, pastaj programi Shkenca Politike që mundëson zhvillimin e një karriere politike, punësim në Administratën Publike, qasje dhe avansim në karrierë diplomatike, mundësi  karrierë si analist politik në mediume etj. Vlen të ceket edhe Departamenti Biznes dhe Menaxhment që ligjëratat gërshetojnë teorinë dhe praktiken duke zhvilluar mendimin kritik dhe analitik të studentëve që do të thotë krijimin e kompetencave dhe aftësive që mundësojnë siç e theksuam më lartë një zbatim praktik të asaj që trasohet përmes kurseve teorike.

Në kuadër të programit dhe lëndëve që zhvillohen në Deparatamentin Biznes dhe Menaxhment, duke e kuptuar menaxhmentin si proces të aktiviteteve njerëzore kah realizimi i qëllimeve të caktuara, përkatësisht si tërësi e ndërlidhur e funksioneve të saj duke filluar nga planifikimi si funksion i parë e deri tek kontrolli që rrumbullakson funksionet menaxheriale, do të potencoja Menaxhimin si shkencë interdisplinare me një gamë të gjerë qasjesh duke filluar nga Menaxhimi i resurseve humane në kushtet bashkëkohore, ku tekonologjia e re, produktet, ndryshimet organizative etj. po bëhen sfidë  gjithnjë e më e madhe për Menaxherët, sfidë kjo e cila ka një kosto jo proporcionale të kohës dhe energjisë, pavaresisht investimeve, edukimit  permanent  e trajnimit.

E nuk mund të mos e cekim Departamentin Shkenca Kompjuterike dhe Programimit, program ky më i kërkuari për punësim si në vend ashtu edhe jashtë vendit. Studentët tanë përveq teorisë që e mësojnë gjatë ligjëratave ata njohuritë i marrin edhe në praktikë duke u angazhuar që nga viti i parë në projekte reale në kompanitë që Kolegji Universum ka bashkëpunim.

E cili nga ju nuk do të dëshironte që me bursë të plotë ti vazhdonte studimet në njërin nga Universitetet më të mira në Evropë. Për këtë kujdeset Kolegji Universum, si institucion lider i ndërkombëtarizimit. I vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Deri tani Kolegji Universum ka dërguar 67 studentë për studime me bursë të plotë.

Secili studentë ka mundësinë të studiojë një semester jashtë vendit duke përfituar shkollim falas, 800 euro kompenzim mujor dhe 275 kompenzim për shpenzime të transportit.

Kësisoj puna e bërë në Kolegjin Universum, dëshmon se studentët si bartës të dijes dhe zhvillimit të së ardhmes po arrijnë të demonstrojnë njohuri të reja për shkencën e Menaxhimit, ligjet dhe rregullat e biznesit, lidershipin, zhvillimin e biznesit global, vendimmarrjen dhe çështje tjera të rëndësishme për t’u aftësuar në problemet bashkëkohore pasi edhe misioni i Kolegjit Universum është përgatitja e studentëve të kualifikuar për karrierë në sektorin privat, por edhe publik përmes një arsimi të gjerë profesional dhe shkencor.

Për të mësuar më shumë rreth programeve dhe mundësive për studime në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Prof. Dr. Fari Bushi

Kthehu
Close