• Language
  • +377(44)-144-062
img_5723

Bashkëpunimet ndërkombëtare të Kolegjit Universum

Postuar më: 04/12/2018
Kolegji Universum është institucion lider i ndërkombëtarizimit. I vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Deri tani Kolegji Universum ka dërguar 67 studentë për studime me bursë të plotë.
Secili studentë i Kolegjit Universum ka mundësinë të studiojë një semester jashtë vendit duke përfituar shkollim falas, 800 euro kompenzim mujor dhe 275 kompenzim për shpenzime të transportit.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ i Kolegjit me vizita studimore, trajnime dhe ligjërata publike në këto universitete. Po ashtu, shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur në Kolegjin Universum të ligjërojnë për studentë tanë. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në vend.
Kolegji Universum përveç që ka dërguar studentë nga Kosova të studiojnë jashtë vendit, poashtu ka sjell studentë të huaj të studiojnë në Kosovë.
Universum me punë të vazhdueshme po e vendosë Kosovën në hartën e botës. Universitetet nëpër të cilat kanë studiuar këta studentë, e ku do të kenë mundësinë edhe studentët e rinj t’i vazhdojnë studimet, përfshijnë shtetet si Gjermania, Anglia, Finlanda,  Italia, Turqia, Latvia, Portugalia, Kroacia, Polonia, Rumania, Lituania, Sllovenia, Irlanda, Bullgaria. Në këtë link gjeni listen e plotë të Universiteteve Partnere të Kolegjit Universum 
Lista e Universiteteve Partnere
Për më shumë informata rreth mundësive të studimit jashtë vendit, ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: +377 44 144 062 ose erasmus@universum-ks.org.
Kthehu
Close