• Language
  • +377(44)-144-062

Blerta Rama dhe Rinor Tahiri përfitojnë bursë për studime në “The Philipps University of Marburg”, Gjermani

Postuar më: 18/01/2019
jj

Studentët e Kolegjit Universum Blerta Rama dhe Rinor Tahiri do të studiojnë me bursë të plotë një semestër në “The Philipps University of Marburg” Gjermani në kuadër të programit Erasmus+

Blerta dhe Rinori, janë një nga 78 studentët e Kolegjit Universum që kanë përfituar bursë ndërkombëtare për shkëmbim semestral në 16 shtete tē BE-së. Çdo student përfiton shkollim falas dhe bursë 6,066€. Vlera totale e bursave që Kolegji Universum ka ndarë për studentët është 287,856€, të financuara direkt nga European Commission.

Bëhuni pjesë e Kolegjit Universum dhe studio në universitetet më prestigjioze të botës.

Këtë vit Kolegji Universum ka shtuar bashkëpunimet me Universitete duke arritur në 125 numri i bursave për këtë vit, pra studentët e Kolegjit Universum këtë vit mund ti vazhdojnë studimet me bursë të plotë në 65 Universitete dhe në 21 shtete të BE-së.

Në kuadër të këtyre bashkëpunimeve kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ i Kolegjit me vizita studimore, trajnime dhe ligjërata publike në këto universitete. Po ashtu, shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur të ligjërojnë në Kolegjin Universum. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në vend.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit jashtë vendit, ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: +377 44 144 062 ose erasmus@universum-ks.org.

 

Kthehu
Close