• Language
  • +377(44)-144-062
hapet-thirrja-per-studime-semestrale-me-burse-te-plote-per-studente-e-kolegjit-universum

Blinera Gashi, Nurtene Brava studentet përfituese të bursave të plota për studime në “University of Foggia” në Itali

Postuar më: 07/01/2019

Blinera Gashi, Nurtene Brava janë studentet e radhës të Kolegjit Universum që do të studiojnë me bursë të plotë një semestër në “University of Foggia” në Itali.

Blinera dhe Nurtenja, janë një nga 78 studentët e Kolegjit Universum që kanë përfituar bursë ndërkombëtare për shkëmbim semestral në 16 shtete tē BE-së. Çdo student përfiton shkollim falas dhe bursë 6,066€. Vlera totale e bursave që Kolegji Universum ka ndarë për studentët është 287,856€, të financuara direkt nga European Commission.

Bëhuni pjesë e Kolegjit Universum dhe studio në universitetet më prestigjioze të botës.

Këtë vit Kolegji Universum ka shtuar bashkëpunimet me Universitete duke arritur në 125 numri i bursave për këtë vit, pra studentët e Kolegjit Universum këtë vit mund ti vazhdojnë studimet me bursë të plotë në 65 Universitete dhe në 21 shtete të BE-së.

Në kuadër të këtyre bashkëpunimeve kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ i Kolegjit me vizita studimore, trajnime dhe ligjërata publike në këto universitete. Po ashtu, shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur të ligjërojnë në Kolegjin Universum. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në vend.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit jashtë vendit, ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: +377 44 144 062 ose erasmus@universum-ks.org.

78d22fd0-cf45-4b18-a481-a6d4dcdc7dbe

c4e1b855-5f22-4c40-99a9-1a960ad5f162

Kthehu
Close