• Language
  • +377(44)-144-062
5

Shfaqet komedia “Mind your Language”

Postuar më: 09/01/2019

Gjuhët e huaja ofrojnë një avantazh konkurrues për punësim. Gjuha Angleze është gjuha zyrtare e 53 vendeve duke e bërë atë një nga gjuhët më të folura në botë. Kompanitë i rekrutojnë punonjësit të cilët zotërojnë njohuri dhe diplomë në Gjuhë Angleze.

Pra diploma e programit të Gjuhës Angleze mund të hapë dyer të shumta pas diplomimit.

Kolegji Universum e ofron programin e Gjuhës Angleze me specializim në Media dhe Gazetari, Gjuhë Angleze për Përkthim dhe Gjuhë Angleze në kombinim me Gjuhë Gjermane.

Përvec ligjëratave të rregullta studentët gjatë gjithë vitit marrin pjesë në aktivitete të ndryshme extra kurrikulare në mënyrë që të fitojnë përvojë profesionale përtej teorisë. Organizimi i fundit ishte Kuizi “The Talent Pool” ku studentë nga tri kampuset patën mundësi të testojnë njohuritë e tyre në aspektin akademik.

E ne mesin tonë kemi edhe talentë në aktrim. Studentët për disa vite me radhë po përgatitin shfaqjen e fundvitit, këtë vit është përzgjedhur Komedia “Mind your language” e cila do të mbahet me 16 Janar nga ora 14:00 në Teatrin ODA në Pallatin e Rinisë (Hyrja përballë stadiumit “Fadil Vokrri”). Eventi do të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit.

Për më shumë informata rreth eventeve të tilla Kolegjit Universum dhe mundësive për studime, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062. 

posteri-per-promovim

Kthehu
Close