• Language
  • +377(44)-144-062
Cili është programi Master i vlerësuar në Top 200 programet më të mira në botë?

Cili është programi Master i vlerësuar në Top 200 programet më të mira në botë?

Postuar më: 11/10/2018

Nëse dëshironi të ndjekni studimet tuaja me orar fleksibil apo online, ku ligjërojnë profesorë vendor e ndërkombëtar dhe pastaj të vazhdoni studimet edhe jashtë vendit, Kolegji Universum është vendi se ku ju duhet të drejtoheni.

Programi Master në Menaxhment  në Kolegjin Universum është i vetmi program i cili është ranguar si i 16’ti në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushe në botë nga agjencia prestigjioze franceze  Eduniversal, si i vetmi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Ky program realizohet në formë modulare nga profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, me ligjerata pasdite dhe vikendeve.

A ju pëlqen të ligjëroni? A dëshironi të filloni karrieren në ligjërim ende pa i përfunduar studimet? Këtë mundësi iu ofron vetëm Kolegji Universum. Përmes “Akademia e Asistentëve” Kolegji Universum iu jep mundësi studentëve të Programit Master të fillojnë karrieren e tyre si asistent ligjërues që nga viti i parë i studimeve. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e Programit Master në Kolegjin Universum. APLIKO tani, Studio MASTER dhe fillo karrieren në ligjërim https://goo.gl/qHD672

Studentët e përzgjedhur do të angazhdohen si asistentë të profesorëve për Programin Bachelor duke iu mundësuar kështu studentëve të fillojnë karrieren e tyre gjatë studimeve. Të gjithë asistentët do të pajisen me certifikata si dëshmi e përvojës në ligjërim dhe varësisht nga performanca e tyre mund të jenë pjesë e stafit akademik në të ardhmen.

Kolegji Universum në vazhdimësi shpërblen diturinë!! APLIKO tani, Studio MASTER dhe fillo karrieren në ligjërim. Linku për aplikim: https://goo.gl/qHD672

Shumica e studentëve të këtij institucioni, janë menaxherë dhe paga mesatare e të diplomuarve është 712 euro. Sa i përket stafit akademik, të gjithë punojnë sipas metodave më të reja, e kjo sepse janë të shkolluar në shkollat më të mira të biznesit në botë si London School of Economics, Copenhagen Business School apo Rotterdam School of Management.

Studentët e Kolegjit Universum kanë mundësi të vazhdojnë studimet e tyre jashtë vendit përmes programit Erasmus+, program përmes të cilit Kolegji Universum deri më tani ka dërguar 67 studentë për studime në vende të ndryshme të Evropës. Përmes këtij programi studentët kanë mundësi të studiojnë një semester jashtë vendit me bursë të plotë në vlerë prej 6,060 Euro si dhe shkollim falas.

Për më shumë informata ndiqni faqet e Universumit në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +377 44 144 062.

Kthehu
Close