KAJAANI

Diplomë e dyfishtë me Kajaani University of Applied Sciences – Finland

Xhelal Jashari
Last Update 9 December, 2022
0 already enrolled

Përshkrimi i programit

Programi i studimit Bachelor në Biznes dhe Menaxhment është program tre vjeçar me diplomë të dyfishtë i cili ofrohet bashkërisht nga Kolegji Universum në Kosovë dhe Kajaani University of Applied Sciences në Finlandë. Studentët që aplikojnë të jenë pjesë e programit për Double Degree nga Kolegji Universum dhe Kajaani University of Applied Sciences duhet të përfundojnë dy vite në Kolegjin Universum dhe pastaj vitin e tretë në Finlandë në Kajaani University of Applied Sciences (në të cilin minimum duhet ti arrijnë 60 ECTS). Përveç kësaj programi i diplomës së dyfishtë përfshin dhe praktikën profesionale për studentët (5 muaj me 30 ECTS) dhe punimin e diplomës (15 ECTS).

Akreditimi dhe Diploma

Arsyet më të shpeshta që studentë ndërkombëtar e zgjedhin Kajaan University:

  • Sistemi finlandez i edukimit është vlerësuar si sistemi më i mirë i edukimit në botë
  • Diploma nga Kajaani University Applied Sciences ka reputacion jashtëzakonisht të lartë dhe njihet në gjithë botën.
  • Studimet ne Kajaani University ofrojnë mundësi për të takuar dhe krijuar shoqëri me studentë nga e gjithë bota
  • Finlanda njihet si një nga vendet më moderne dhe më inovative të Evropës.

Akreditimet vendore dhe ndërkombëtare

Programi Bachelor në Biznes Menaxhment është i akredituar nga agjencioni prestigjioz “Opetus- ja kulttuuriministeriö” dhe nga Agjencioni Kosovar i Akreditimit (AKA).

Karriera

Ky program studimi u siguron të diplomuarve një diplomë në shkencat ekonomike dhe i përgatitë profesionalisht për të kryer me sukses detyrat komplekse menaxheriale. Duke ndjekur këtë program, ju do të përfitoni:

  • njohuri të plota të biznesit
  • aftësi të udhëheqjes dhe
  • kompetenca ndërkombëtare

Si të studioni në Finlandë me bursë të plotë?

Të gjithë studentët e Kolegjit Universum që vazhdojnë vitin në Kajaani University of Applied Sciences përfitojnë bursë të plotë për studime në Finlandë. Studentët duhet të i mbulojnë vetem shpenzimet e transportit dhe qëndrimit në Finlandë.

Nga Kolegji Universum do të përzgjidhen 6 studentë për bursë të plotë për një semester në vlerën 3,780 Euro për student, për mbulimin e shpenzimeve të jetesës.

Studentët të cilët aplikojnë duhet të i kenë 60 ECTS apo 1 vit të përfunduar në Kolegjin Universum.

Shënim: Kjo mundësi egziston edhe për studentët e vitit të tretë , të cilëve ju duhet të shtyjnë studimet për 1 vit më shumë në rast se dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mundësi për tu pajisur me diplomë Finlandeze në Kajaani University.

APLIKIMI DHE REGJISTRIMI:

Për t’u pranuar në program, studentët e interesuar duhet të aplikojnë për regjistrim në Kolegjin Universum. Me pranimin në Kolegjin Universum, studentëve automatikisht u sigurohet mundësia për vazhdimin e vitit të dytë apo tretë të studimeve bachelor në Kajaani University of Applied Sciences.

Për të vazhduar studimet në Kajaani, kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë të përfunduar një vit në Kolegjin Universum;
  • Të njohin gjuhën angleze në nivelin A2 ose më lartë sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Gjuhëve.

Përveç këtyre, edhe studentët që janë aktualisht në përfundim të vitit të parë apo të dytë në nivelin bachelor në Kolegjin Universum mund të zgjedhin të vazhdojnë vitin e tretë në Finlandë në Kajaani University në kuadër të këtij programi. Gjithashtu, studentët që kanë përfunduar vitin e parë apo të dytë të studimeve në universitetet tjera publike dhe private dhe duan të transferojnë studimet e tyre në Kolegjin Universum mund t’i vazhdojnë ato në Kajaani University në kuadër të programit me diplomë të dyfishtë.

Your Instructors

Xhelal Jashari

0/5
17 Courses
0 Reviews
0 Students
See more
Kerko info