mykolo

Diplomë e dyfishtë me Mykolas Romeris University – Lituani

Xhelal Jashari
Last Update 9 December, 2022
0 already enrolled

Përshkrimi i programit

Programi i studimeve Bachelor me diplomë të dyfishtë (Double Degree) në Gjuhë Angleze, ofrohet në bashkëpunim me Universitetin Mikolas Romeris nga Lituania. Universiteti Mykolas Romeris është Universitet publik dhe gjendet në Vilnius, Kryeqytetin e Lituanisë. Lituania është anëtare e BE-së që nga viti 2004.

Studentët që aplikojnë të jenë pjesë e programit për diplomë të dyfishtë (Double Degree) nga Kolegji Universum dhe Mykolas Romeris University, duhet të përfundojnë dy vite në Kolegjin Universum dhe pastaj vitin e tretë e vazhdojnë në Mykolas Romeris University në Lituani . Përveç kësaj, programi i diplomës së dyfishtë përfshin edhe praktikën profesionale për studentët (15 ECTS) dhe punimin e diplomës (15 ECTS).

Universiteti Mykolas Romeris i’u ofron studentëve tanë mundësi unike të shkëmbimit semestral me bursë Erasmus në një nga universitetet e tyre partnere në BE gjatë kohës së qëndrimit në Lituani. Gjithashtu, iu ofrohet mundësia që edhe gjatë punimit të diplomës, studentët tanë të marrin bursë Erasmus, ta përfundojnë temën në një shtet tjetër të BE-së ku qëndrojnë me bursë, si dha ta mbrojnë atë online nga distanca.

AKREDITIMI DHE DIPLOMA

Universiteti Mykolas Romeris është i akredituar nga autoritetet e shtetit në Lituani. Në këtë akreditim përfshihet edhe programi i Gjuhës Angleze.

Kolegji Universum është i akredituar si institucion i arsimit të lartë nga Agjencia Kosovare për Akreditim. Edhe programi i Gjuhës Angleze në Kolegjin Universum është i akredituar nga e njëjta agjenci.

APLIKIMI DHE REGJISTRIMI

Për të u pranuar në këtë program, studentët e interesuar duhet të aplikojnë për regjistrim në Kolegjin Universum. Me pranimin në Kolegjin Universum, studentëve automatikisht u sigurohet mundësia për vazhdimin e vitit të tretë të studimeve bachelor në Mykolas Romeris University në Lituani me kushtet në vijim:

  •     Të kenë të përfunduar 2 vite studime në Kolegjin Universum;
  •     Të kenë përfunduar provimet e parapara për këto 2 vite (120 ECTS)

Përveç këtyre, edhe studentët që janë aktualisht në përfundim të vitit të parë apo të dytë në nivelin bachelor në Kolegjin Universum mund të zgjedhin të vazhdojnë vitin e tretë në Mykolas Romeris University në Lituani në kuadër të këtij programi. E njëjta vlen edhe për studentët të cilët transferohen nga universitetet/kolegjet tjera në Kolegjin Universum.

 

Your Instructors

Xhelal Jashari

0/5
17 Courses
0 Reviews
0 Students
See more
Kerko info