ceremonia e ludwigshafen

Diplomë e dyfishtë me Ludwigshafen University of Applied Sciences – Gjermani

Xhelal Jashari
Last Update 11 April, 2024
0 already enrolled

Përshkrimi i programit

Programi i studimit Master në Administrim Biznesi është një program dy vjeçar me diplomë të dyfishtë i cili ofrohet bashkërisht nga Kolegji Universum në Kosovë dhe Ludwigshafen University of Business and Society në Gjermani. Në kuadër të këtij programi studimet fillojnë në Kolegjin Universum dhe përfundojnë në Universitetin Ludwigshafen. Me përfundimin e studimeve në këtë program, studentët pajisen me diplomë gjermane MBA në Menaxhment të Biznesit Ndërkombëtar nga Universiteti Ludwigshafen dhe me diplomë të dytë Master i Arteve në Menaxhment nga Kolegji Universum.

Programi përbëhet nga dhjetë module, 4 nga të cilat ofrohen nga Kolegji Universum në Prishtinë, 3 nga Universiteti Ludwigshafen në Gjermani dhe 3 të tjera që ofrohen nga të dy institucionet së bashku.

Punësimi gjatë studimeve dhe Karriera

Përveç studimeve, përfitimi kryesor i studentëve të këtij programi është punësimi në Gjermani, ku Universiteti Ludwigshafen do të lehtësojë procesin e gjetjes së punës praktike për studentët kosovarë. Paga minimale për punën praktike është 750 euro në muaj. Pas përfundimit të vitit të dytë të studimeve, studentët kosovarë kanë të drejtë qëndrimi në Gjermani edhe për 18 muaj dhe gjatë kësaj periudhe të jenë në kërkim të punës në profesionin e tyre.

Ndërsa, për studentët e punësuar në Kosovë që nuk duan të shkëpusin marrëdhënien e punës për shkak të studimeve ofrohet mundësia e ndjekjes së studimeve në distancë, ku qëndrimi në Gjermani dhe pjesëmarrja në ligjerata është obligative vetëm dy herë gjatë semestrit për një periudhë një javore.

Akreditimi dhe Diploma Gjermane

Ludwigshafen University of Business and Society është një nga universitetet më ndërkombëtare dhe më cilësore në Gjermani. Vetem 20% e aplikuesve në këtë universitet pranohen për të vazhduar studimet ndërkaq numri i studentëve ndërkombëtar është një nga më të lartit në Gjermani për disa nga shumë arsyet si:

  •       Sistemi gjerman i edukimit është njëri nga sistemet më cilësore në botë
  •       Diploma nga Ludwigshafen University ka reputacion jashtëzakonisht të lartë dhe njihet në të gjithë botën
  •       Studimet në Ludwigshafen ofrojnë mundësi për të takuar dhe krijuar shoqëri me studentë nga e gjithë bota
  •       Gjermania gjendet në mes të kontinentit të Evropes, duke mundësuar që lehtësisht të vizitohen shtetet tjera të Bashkimit Evropian

Akreditimet Vendore dhe Ndërkombëtare

Programi Master në Menaxhim të Biznesit Ndërkombëtar është i akredituar nga agjencioni prestigjioz AQAS (agjencioni për sigurim të cilësisë të programëve të studimit) dhe nga Agjencioni Kosovar i Akreditimit (AKA).

Your Instructors

Xhelal Jashari

0/5
17 Courses
0 Reviews
0 Students
See more
Kerko info