
MSc. në Shkencë e të Dhënave
Përshkrimi i programit
Transformoni pasionin tuaj për menaxhimin e të dhënave në një karrierë përmbushëse me programin tonë Master në Shkencë e të Dhënave!
Mësoni teknikat më të fundit, bashkohuni me nismën për të zhvilluar kapacitetet analitike si dhe aftësinë për t’u përshtatur në fushën e shkencës së të dhënave dhe analitikës. Filloni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme në Shkencë e të Dhënave sot!
Arsyet pse të studioni në këtë program
- Njëri nga programet më atraktive në botë për punësim
- Praktikë Profesionale dhe Punësim përmes studimeve duale
- Diplomë e dyfishtë ndërkombëtare me njërin nga Universitetet partnere (Gjermani, Angli,
Finlandë dhe Lituani) - Studim me BURSË të plotë në njërin nga 28 shtete të BE-së dhe Turqi
Mundësitë e punësimit pas diplomimit
Të diplomuarit në Shkencë e të Dhënave kanë këto mundësi të punësimit:
- Punësim në koorporata, agjenci, institucione, kompani të mëdha vendore dhe ndërkombëtare
- Punësim si Specialist i të Dhënave, Inxhinier i të Dhënave, Analist i të Dhënave, Statisticien, Zhvillues i Software-ve
- Hapja e kompanisë tuaj në ofrimin e shërbimeve për menaxhim dhe analizim të të dhënave
Planprogrami
Lëndët
Viti i pare | |||||
---|---|---|---|---|---|
Semestri I | Semestri II | ||||
Nr. | Emri i lendes | ECTS | Nr. | Emri i lendes | ECTS |
1 | Programimi i të dhënave | 7 | 1 | Machine Learning | 6 |
2 | Matematika për shkencën e të dhënave | 8 | 2 | Analitika e të dhënave të mëdha (big data) të shpërndara | 6 |
3 | Inteligjence artificiale | 8 | 3 | -Inteligjenca e Biznesit -Të mësuarit e thellë dhe të mësuarit përforcues -Sistemet e Shpërndara -Menaxhimi i Marketingut | 7 |
4 | Privatësia dhe Etika e të Dhënave | 7 |
Viti i dytë | |||||
---|---|---|---|---|---|
Semestri III | Semestri IV | ||||
Nr. | Emri i lendes | ECTS | Nr. | Emri i lendes | ECTS |
1 | Teknologjitë e Uebit të të Dhënave Semantike | 8 | 1 | Projekti në Shkencën e të Dhënave (Praktikë në punë) | 10 |
2 | Seminare Kërkimore dhe Metodologji | 8 | 2 | Teza e Masterit | 20 |
3 | Menaxhimi dhe vizualizimi i të dhënave | 7 | |||
4 | Social dhe Web Mining të dhënave | 7 | |||
5 | Shkenca e të Dhënave për Ekonomi | 7 | |||
6 | Strategjia e Biznesit dhe Mjedisi | 7 | |||
7 | Menaxhimi i Projektit | 7 |
Studime Duale – STUDIM & PUNËSIM
STUDIME TË FINANCUARA NGA BIZNESET
Kolegji Universum në bashkëpunim me kompani partnere ofron studime duale sipas konceptit gjerman, përmes të cilit studentët përfitojnë:
- Financim 100% të studimeve për 2 vite
- Punë praktike që nga viti i parë
- Shkëmbim semestral me bursë të plotë në 154 universitete në 28 shtete të Evropës
- Punësim i garantuar pas diplomimit.
- Fito BURSË për 2 vite studimi dhe fillo karrierën tani duke aplikuar këtu
Kriteret e Regjistrimit
- Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë ONLINE ose fizikisht dokumentet e mëposhtme:
- ● Certifikatë e lindjes
- ● Diploma e nivelit baçelor dhe pasqyra e notave
- ● Certifikimi i vlefshëm i gjuhës angleze
- ● Kalimi i fazës së intervistës me komitetin e pranimeve në Kolegjin Universum
- Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës.