
MSc. në Zhvillimi i Qëndrueshëm i Sistemit të Prodhimit të Ushqimit
Përshkrimi i programit
Transformoni pasionin tuaj për sigurinë ushqimore në një karrierë përmbushëse me programin tonë në Zhvillim të Qëndrueshëm të Sistemit të Prodhimit të Ushqimit!
Mësoni teknikat më të fundit, modelet më bashkëkohore për sigurimin e qëndrueshmërisë së sistemeve të prodhimit, në situatën e një ekonomie globale me sfida të përsëritura. Filloni rrugëtimin tuaj drejt një karriere të suksesshme në Zhvillim të Qëndrueshëm të Sistemit të Prodhimit të Ushqimit sot!
Ky program është zhvilluar me përkrahjen e BE-së në kuadër të programit STEPS dhe zhvillohet si program i përbashkët me Fakultetin e Agrobiznesit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Arsyet pse të studioni në këtë program
- Profesioni që kontribuon në zhvillimin e Agroindustrisë dhe sigurisë ushqimore
- Praktikë Profesionale dhe Punësim përmes studimeve duale
- Diplomë e dyfishtë ndërkombëtare me njërin nga Universitetet partnere (Gjermani, Angli,
Finlandë dhe Lituani) - Studim me BURSË të plotë në njërin nga 28 shtete të BE-së dhe Turqi
Mundësitë e punësimit pas diplomimit
Të diplomuarit në Zhvillim të Qëndrueshëm të Sistemit të Prodhimit të Ushqimit kanë këto mundësi të punësimit:
- Punësim në institucione publike
- Punësim në institucione prodhuese private
- Hapja e qendrës tuaj për sigurimin e qëndrueshmërisë ushqimore
Planprogrami
Lëndët
Viti i pare | |||||
---|---|---|---|---|---|
Semestri I | Semestri II | ||||
Nr. | Emri i lendes | ECTS | Nr. | Emri i lendes | ECTS |
1 | Bazat e sistemeve të prodhimit të ushqimit të qëndrueshëm | 5 | 1 | Zhvillimi i sistemit të cilësisë, menaxhimi dhe vlerësimi i jetëgjatësisë së ushqimit | 5 |
2 | Menaxhimi i mbetjeve të industrisë bujqësore dhe ushqimore | 5 | 2 | Cilësia dhe qëndrueshmëria e prodhimit të ushqimit me origjinë bimore | 5 |
3 | Shkenca dhe teknologjia e avancuar e ushqimit | 5 | 3 | E-sistemet e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore | 5 |
4 | Qeverisja, politika dhe legjislacioni në sektorin agro-ushqimor | 5 | 4 | Nutricioni | 5 |
5 | Etika e Ushqimit | 5 | 5 | Praktikat inovative të vjeljes dhe pas vjeljes | 5 |
6 | Metodologjia dhe mjetet kërkimore | 6 | Ekologji e qëndrueshme për menaxhimin dhe ruajtjen e peshkut | 5 | |
7 | 7 | Kimia e Mjedisit drejt Përpunimit të Ushqimit | 5 |
Viti i dytë | |||||
---|---|---|---|---|---|
Semestri III | Semestri IV | ||||
Nr. | Emri i lendes | ECTS | Nr. | Emri i lendes | ECTS |
1 | Teknologji e qëndrueshme e produkteve të qumështit | 5 | 1 | Tema | 30 |
2 | Teknologji e qëndrueshme e produkteve të përpunimit të frutave dhe perimeve | 5 | |||
3 | Përdorimi i qëndrueshëm i produkteve për mbrojtjen e bimëve | 5 | |||
4 | Teknologji e qëndrueshme e verës, birrës dhe pijeve alkoolike | 5 | |||
5 | Teknologji e qëndrueshme e produkteve të bukës | ||||
6 | Shkenca e konsumatorit dhe konsumi i qëndrueshëm | ||||
7 | Inovacioni dhe ndërmarrësia për sisteme të qëndrueshme të prodhimit të ushqimit | 7 | |||
8 | Marketingu i produkteve të qëndrueshme agroushqimore | ||||
9 | Menaxhimi total i cilësisë në sektorin agroushqimor | ||||
10 | Menaxhimi i zinxhirit të vlerës së ushqimit të qëndrueshëm |
Studime Duale – STUDIM & PUNËSIM
- Financim 100% të studimeve për 2 vite
- Punë praktike që nga viti i parë
- Shkëmbim semestral me bursë të plotë në 154 universitete në 28 shtete të Evropës
- Punësim i garantuar pas diplomimit.
- Fito BURSË për 2 vite studimi dhe fillo karrierën tani duke aplikuar këtu
Kriteret e Regjistrimit
- Kriteret e Regjistrimit
- Që të regjistroheni në programet tona, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë ONLINE ose fizikisht dokumentet e mëposhtme:
- ● Certifikatë e lindjes
- ● Diploma e nivelit baçelor dhe pasqyra e notave
- ● Certifikimi i vlefshëm i gjuhës angleze
- ● Kalimi i fazës së intervistës me komitetin e pranimeve në Kolegjin Universum
- Dokumentet e legalizuara të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës për të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e tyre jashtë Republikës së Kosovës.