• Language
  • +377(44)-144-062
Perfituese e burses per studime ne Turqi

Edhe një studente nga Kosova përfiton bursë të plotë për studime në Turqi

Postuar më: 25/09/2018

Janë bërë disa vite prej se studentëve nga Kosova ju ofrohet mundësia të studiojnë në Turqi me bursë të plotë në universitetet më të mira të Turqisë.

Një nga Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë me punë të vazhdueshme po e vendosë Kosovën në hartën e botës. Kolegji Universum këtë po e bënë duke nënshkruar rreth 47 marrëveshje për shkëmbim të studentëve me universitetet më të mira të Evropës, ku përmes të cilëve deri tani, 67 studentë kanë studiuar me bursa të plota në njërën nga universitetet bashkëpunuese në 16 shtete të Evropës, duke përfituar shkollim falas, 850 euro kompenzim mujor dhe 275-360 euro kompenzim për shpenzime të transportit.

Arbreshë Limani, studente në programin Master të Kolegjit Universum, në drejtimin Menaxhment, këtë semesteër iu dha mundësia të studiojë jashtë vendit, si përfituese e bursës së plotë në vlerë 5075 euro në Middle East Technical Unversity, në Turqi. Kolegji Universum është lider i projekteve ndërkombëtare të BE-së për Kosovë,

Në kuadër të këtij programi kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ. Po ashtu, shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur në Kolegjin Universum të ligjërojnë përpara studentëve të këtij Kolegji. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit jashtë vendit, ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: +377 44 144 062 ose direkt duke klikuar këtu.

Kthehu
Close