📢 Thirrje për Aplikim – Mobilitet i Stafit (International Staff Week 2026)

granada-es-hero.DvekS4D8
erasmusNews

📢 Thirrje për Aplikim – Mobilitet i Stafit (International Staff Week 2026)

Universum International College shpall thirrjen për aplikim për mobilitet të stafit akademik dhe administrativ në kuadër të International Staff Week 2026, i organizuar nga University of Seville, Spanjë, në kuadër të programit Erasmus+ ICM dhe strategjisë institucionale për ndërkombëtarizim.

📌 Detajet e Mobilitetit

  • Lloji i mobilitetit: Staff Training (STT) – International Staff Week
  • Aktiviteti: International Staff Week 2025
  • Periudha: 11 – 15 maj 2025
  • Duration: 5 ditë pune (minimumi i kërkuar nga programi Erasmus+)
  • Destinacioni: Seville, Spanjë

💶 Mbështetja financiare
Mobiliteti mbështetet me bursë ditore dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas rregullave dhe kushteve të programit Erasmus+ ICM.

🎯 Kriteret e Përzgjedhjes
Aplikuesi/ja duhet të:

  • jetë pjesë e stafit akademik ose administrativ të Universum International College
  • ketë interes dhe angazhim në ndërkombëtarizim, bashkëpunim akademik dhe zhvillim institucional
  • zotërojë gjuhën angleze (minimumi niveli B1)
  • jetë i/e motivuar për të përfaqësuar institucionin në mënyrë profesionale

🔹 Përparësi kanë

  • stafi që nuk ka përfituar më parë mobilitet Erasmus+
  • stafi i angazhuar në aktivitete ndërkombëtare, projekte apo bashkëpunime akademike
  • aplikimet që kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Universum International College dhe University of Seville

📝 Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar 👉 [KËTU], duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar:
📄 Dokumentet e kërkuara:

  • CV (në gjuhën angleze)
  • Motivation Letter
  • Training Plan (nëse kërkohet)

📅 Afati i fundit për aplikim: 15 mars 2026