📣 Thirrje për Aplikim: Shkëmbim Studentor në Huelva University, Spanjë 🇪🇸

download (2)
erasmusNews

📣 Thirrje për Aplikim: Shkëmbim Studentor në Huelva University, Spanjë 🇪🇸

Universum International College shpall thirrjen për aplikim për mobilitet studentor në Huelva University në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus+ dhe strategjisë sonë për ndërkombëtarizim akademik.

📌 Detajet e Mobilitetit:
Periudha: Semestri veror (në koordinim me universitetin pritës)
Kohëzgjatja: 1 semestër akademik
Destinacioni: Huelva University, Spanjë
Mbështetja financiare: Bursë mujore + rimbursim i shpenzimeve të udhëtimit, sipas kushteve të programit Erasmus+

🎯 Kriteret e Përzgjedhjes:

  • Të jetë student i rregullt në Universum International College
  • Të ketë përfunduar të paktën 1 vit akademik
  • Të ketë mesatare mbi 3.0
  • Të zotërojë gjuhën angleze (minimumi niveli B1)
  • Të jetë i motivuar për të përfaqësuar kolegjin në mënyrë akademike dhe kulturore

🔹 Përparësi kanë:

  • Studentët që nuk kanë përfituar më parë mobilitete jashtë vendit
  • Studentët aktivë në jetën akademike dhe sociale të kolegjit

📝 Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar 👉 [KËTU].

📅 Afati i fundit për aplikim: 30 tetor 2025
ℹ️ Për më shumë informata, kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare ose caktoni një takim informues.