Thirrje për Aplikim: Teaching Week në Universitetin e A Coruña, Spanjë
December 15, 2025 2025-12-15 13:03Thirrje për Aplikim: Teaching Week në Universitetin e A Coruña, Spanjë
Universum International College shpall thirrjen për aplikim për mobilitet të stafit akademik (Teaching Week) në Universidad de A Coruña, Spanjë, në kuadër të programit Erasmus+ dhe strategjisë institucionale për ndërkombëtarizim akademik.
📌 Detajet e Mobilitetit:
- Lloji i mobilitetit: Teaching Week (STA)
- Periudha: Në koordinim me universitetin pritës
- Kohëzgjatja: 5 ditë pune (minimumi i kërkuar nga programi Erasmus+)
- Destinacioni: Universidad de A Coruña, Spanjë
💶 Mbështetja financiare:
Mobiliteti mbështetet me bursë ditore and rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit, sipas rregullave dhe kushteve të programit Erasmus+.
🎯 Kriteret e Përzgjedhjes:
- Të jetë pjesë e stafit akademik të Universum International College
- Të ketë përvojë në mësimdhënie në fushën përkatëse
- Të zotërojë gjuhën angleze (minimumi niveli B1)
- Të paraqesë një plan mësimor (Teaching Plan) në bashkëpunim me universitetin pritës
- Të jetë i/e motivuar për të përfaqësuar kolegjin në mënyrë profesionale dhe akademike
🔹 Përparësi kanë:
- Stafi që nuk ka përfituar më parë mobilitet Erasmus+
- Stafi i angazhuar në zhvillimin akademik, kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar
- Aplikimet që kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve institucionale mes dy universiteteve
📝 Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar 👉 [KËTU], duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar (CV, Teaching Plan, dhe dokumente tjera sipas udhëzimit).
📅 Afati i fundit për aplikim: 15 tetor 2025