Blerta Rama dhe Rinor Tahiri përfitojnë bursë për studime në “The Philipps University of Marburg”, Gjermani

Blerta Rama dhe Rinor Tahiri
Lajme

Blerta Rama dhe Rinor Tahiri përfitojnë bursë për studime në “The Philipps University of Marburg”, Gjermani

Studentët e Kolegjit Universum Blerta Rama dhe Rinor Tahiri do të studiojnë me bursë të plotë një semestër në “The Philipps University of Marburg” Gjermani në kuadër të programit Erasmus+

Blerta dhe Rinori, janë një nga 78 studentët e Kolegjit Universum që kanë përfituar bursë ndërkombëtare për shkëmbim semestral në 16 shtete tē BE-së. Çdo student përfiton shkollim falas dhe bursë 6,066€. Vlera totale e bursave që Kolegji Universum ka ndarë për studentët është 287,856€, të financuara direkt nga European Commission.

Bëhuni pjesë e Kolegjit Universum dhe studio në universitetet më prestigjioze të botës.

Këtë vit Universum College ka shtuar bashkëpunimet me Universitete duke arritur në 125 numri i bursave për këtë vit, pra studentët e Kolegjit Universum këtë vit mund ti vazhdojnë studimet me bursë të plotë në 65 Universitete dhe në 21 shtete të BE-së.

Në kuadër të këtyre bashkëpunimeve kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ i Kolegjit me vizita studimore, trajnime dhe ligjërata publike në këto universitete. Po ashtu, shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur të ligjërojnë në Universum College. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në vend.Për më shumë informata rreth mundësive të studimit jashtë vendit, ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: +377 44 144 062 ose [email protected].

Leave your thought here

Your email address will not be published. Required fields are marked *