Stafi Akademik i UNI – Universum International College ligjëron në njërin prej Universiteteve partnere të Arizona State University

Stafi Akademik i UNI - Universum International College ligjëron në njërin prej Universiteteve partnere të Arizona State University
ASULajme

Stafi Akademik i UNI – Universum International College ligjëron në njërin prej Universiteteve partnere të Arizona State University

Si rezultat i bashkëpunimit në mes UNI – Universum International College dhe rrjetin e universiteteve partnere të Arizona State University, gjegjësisht me Universitetin Mapua nga Filipinet, u organizuan dy ligjërata transformuese mbi temën e Bioetikën. Nën drejtimin e Profesorëve Tevide Shabani dhe Jairus Diesta Espiritu, këto ligjërata ofruan një pasqyrë të detajuar rreth çështjeve bioetike në Kosovë dhe Filipine. Me një prani të lartë prej 125 studentësh nga të dy shtetet, këto ligjërata theksuan rëndësinë e rritur të bashkëpunimit global të UNI – Universum International College në adresimin e çështjeve shoqërore.

Ligjëratat e mbajtura ofruan një platformë gjithëpërfshirëse për studentët për t’u angazhuar në analizat krahasuese të dilemave bioetike. Përmes diskutimeve interaktive dhe studimeve të rasteve aktuale, studentët eksploruan problemet etike të përfshira në proceset e marrjes së vendimeve në shëndetësinë në situara të ndryshme kulturore.

Ligjëratat e përbashkëta me profesorë ndërkombëtar në UNI – Universum International College ofrohet për të gjithë studentët e UNI si rrjedhojë e bashkëpunimit të ngushtë në mes UNI – Universum International College dhe Arizona State University. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, studentët e UNI përfitojnë në shumë mënyra si studimi me materiale të njejëta si në ASU, ligjërata nga profesorë ndërkombëtar nga shumë universitete të rrjetit global të ASU, shkëmbime ndërkombëtare studentore dhe certifikime të njohura ndërkombëtarisht.

UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla,  kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook and Instagram.