Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Z. Hovenier, pjesë e ceremonisë së diplomimit të studentëve të UNI-Universum International College
June 26, 2024 2024-06-26 13:21Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Z. Hovenier, pjesë e ceremonisë së diplomimit të studentëve të UNI-Universum International College
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Z. Hovenier, pjesë e ceremonisë së diplomimit të studentëve të UNI-Universum International College
Në një atmosferë të mbushur me festë, UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State University ka shënuar suksesin e studentëve UNIK të tij në ceremoninë e diplomimit për vitin akademik 2021/2022 për programet bachelor dhe professional, si dhe për vitin akademik 2022/2023 për programet master.
Ceremonia e studentëve UNIK festoi arritjet akademike të gjeneratave të diplomuar dhe shërbeu si përkujtim për angazhimin e UNI- Universum International College për përsosmëri në arsim dhe rritje personale.
Të rrethuar nga tradita e përsosmërisë akademike dhe krenarisë, studentët UNIK ishin të veshur me veshjet ceremoniale të diplomimit, të cilat simbolizuan kulmin e rrugëtimit të tyre arsimor dhe fillimin e një kapitulli të ri dhe të fuqizuar.
Ndërsa, mënjanë qëndronin familjarët dhe miqtë e tyre dhe folësit, duke përfshirë anëtarë të fakultetit, të ftuar të shquar, të cilët mbajtën fjalime që rezonuan me audiencën. Pjesë e të ftuarve të shquar ishte edhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Z.Jeffrey M. Hovenier, i cili foli për rëndësinë e njohurive të fituara dhe përvojave transformuese që formojnë të diplomuarit si liderë të ardhshëm të Kosovës.
Për më tepër ai shtoi: Ky vend përparon nëse ju përparoni, ky vend funksionon vetëm nëse punoni ju. Pushteti vjen me përgjegjësi të madhe. Është një mundësi e pabesueshme, por vjen me shumë përgjegjësi. Për ju që keni fituar certifikata, mbani mend se jeni shumë të fuqishëm, ndaj mos harroni përgjegjësinë që mbani ndaj njëri-tjetrit, familjes dhe vendit tuaj. Jam i bindur se do ia dilni!.
Me një kujdes të veçantë për detajet, UNI – Universum International College ka siguruar që kjo ditë të jetë një ngjarje e paharrueshme e suksesit dhe përparimit të studentëve. Për studentët, kjo ceremoni ishte më shumë se një ngjarje formale. Është një përkushtim ndaj vlerave akademike dhe kontributin që do të sjellin në të ardhmen.
E veçanta e këtij eventi është që tashmë studiuesit do të pajisen me diplomën e fuqizuar nga Arizona State University, një titull i njohur ndërkombëtarisht. Kjo është gjenerata e dytë e cila pati fatin të marrë diplomë të fuqizuar nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për Inovacion. Me mbi 85% studentë të diplomuar dhe të punësuar pas studimeve, ky numër është dëshmi që UNI mbetët një portë e hapur dhe e sigurt drejtë botës.
UNI – Universum International College, si një institucion i përkushtuar për ofrimin e arsimit cilësor dhe për përgatitjen e studentëve për sfidat e botës moderne, do të vazhdojë të promovojë një mjedis mësimor stimulues dhe tërheqës. Bashkëpunimi i suksesshëm me Arizona State University ka pasur një ndikim të madh në rritjen e standardeve të arsimit dhe në përgatitjen e studentëve për t’u bërë liderë në fushat e tyre të zgjedhura.
Ceremonia do të jetë një kujtim suksesi për të gjitha ata që dalin të diplomuar, e të gatshëm për t’a vazhduar rrugëtimin e tyre jetësor, si në aspektin akademik e profesional ashtu edhe përgaditjen e tyre personale për jetën, qytetarinë aktive dhe kulturën.
TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar here!
Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.