Nga UNI rreth botës, Fjolla Ymeri studente në UNI fuqizuar nga Arizona State University tregon përvojën e saj
July 25, 2024 2024-07-25 14:40Nga UNI rreth botës, Fjolla Ymeri studente në UNI fuqizuar nga Arizona State University tregon përvojën e saj
Nga UNI rreth botës, Fjolla Ymeri studente në UNI fuqizuar nga Arizona State University tregon përvojën e saj
Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, universiteti më i madh publik dhe nr #1 në SHBA për inovacion. Këtë vit diplomoi gjenerata e dytë me diploma të dyfishta nga ASU dhe UNI.
Një prej studenteve, Fjolla Ymeri studente e diplomuar në programin Nursing në UNI – Universum International College Powered by Arizona State University ndan përvojën e saj në UNI, duke treguar për përfitimet e të qenit studente e UNI-të.
Për më tepër, ajo tregon për pjesëmarrjen në konferenca ndëkombëtare, shkolla verore në të cilat ka marrë pjesë, të cilat vijnë si rezultat i partneritetit mes UNI dhe Arizona State University dhe ambientit të frytshëm akademik.
“Jam shumë e emocionuar në fund të këtij rrugëtimi, rrugëtim i cili ka qenë plot ngritje akademike, duke filluar nga pjesëmarrja në konferenca ndërkombëtare, çertifikime direkte nga Arizona State University, shkollat verore dhe gjithashtu në Erasmus.” shprehet ajo me entuziazëm.
Fjolla veçanërisht e ndan përvojën e saj të shkëmbimit semestral në Universitin Kalisz në Poloni, si një ndër eksperiencat më të jashtëzakonshme që ka pasur, si në aspektin akademik poashtu dhe kulturor.
“Unë sapo jam kthyer nga studimet e mia Erasmus, ka qenë një përvojë e papërshkrueshme edhe kam fituar njohuri të reja dhe aftësi të ndryshme të cilat tashmë do t’i përdor gjatë karrierës sime.” thotë ajo.
Ndërkombëtarizimi është një ndër shtyllat kryesore të UNI-të, përmes shkëmbimeve semestrale përmes Erasmus dhe projekteve të tjera, UNI vazhdimisht punon për të pasuruar rrugëtimin akademik të studentëve dhe të përmbush dhe objektivat e nxitjes së mirëkuptimit ndërkulturor dhe të mundësive të rrjetëzimit global.
Për më tepër, në UNI, Fjolla ka pasur mundësinë të eksplorojë fushën e infermierisë në një mjedis të frytshëm akademik dhe inovativ. Përmes përvojave të saj të pasura, ajo ka demonstruar se një arsim i lartë i bazuar në inovacion dhe liri akademike ofron mundësi të pakufizuara për zhvillim personal dhe profesional.
Në fjalët e Fjollës: “Si studente e kolegjit Universum, jam shumë e lumtur që ia besova të ardhmen dhe studimet e mia.”
Gjenerata e 2024 është shembulli më i ri i arritjeve i UNI dhe Arizona State University dhe tregon se sa larg mund të shkojnë studentët kur kanë mundësinë e një arsimi të cilësisë së lartë të ndërtuar në një mjedis të frytshëm për zhvillimin e tyre personal dhe profesional.
Me perspektivë inovative dhe përparimtare, UNI punon në mënyrë të vazhdueshme për përgatitjen e studentëve për sfidat globale, duke udhëhequr në arsimin e lartë dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në formimin e gjeneratave të ardhshme të liderëve globalë.
Bëhu edhe ti UNIKE si Fjolla dhe bëhu pjesë e UNI dhe udhëto rreth botës!
Ndiqni videon e plotë këtu!
TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar here!
Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook and Instagram.