Thirrje për Aplikim: Mobilitet Trajnues për Stafin Administrativ në Seville University, Spanjë (19-23 maj 2025)

unnamed (1)
NewsAnnouncements

Thirrje për Aplikim: Mobilitet Trajnues për Stafin Administrativ në Seville University, Spanjë (19-23 maj 2025)

Universum International College shpall thirrjen për mobilitetin e stafit administrativ për trajnim në Seville University, Spanjë, në kuadër të programit të ndërkombëtarizimit.

Detajet e mobilitetit:
📌 Periudha: 19-23 maj 2025
📌 Kohëzgjatja: 5 ditë + 2 ditë udhëtim (totali 1 javë)
📌 Destinacioni: Seville University, Spanjë

Kriteret e përzgjedhjes:
✅ Të jetë anëtar aktiv i stafit administrativ në Universum International College
✅ Të kontribuojë në objektivat e institucionit për zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin
✅ Të zotërojë gjuhën angleze (minimumi niveli B2)
✅ Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe organizative

🔹 Përparësi kanë:

  • Stafi aktiv në aktivitete administrative, sociale dhe promovuese të Universum International College
  • Stafi që nuk ka përfituar më parë bursa apo trajnime jashtë vendit nga UNI – Universum

Si të aplikoni?
Aplikimi bëhet online duke klikuar [KËTU].
🕒 Afati i fundit për aplikim: 10 shkurt 2025

📩 Për çdo pyetje shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën Ndërkombëtare ose caktoni një takim.