UNI-Universum International College përforcon mendimin kritik dhe aftësitë digjitale përmes projektit EncritMedYB

1761666751596
News

UNI-Universum International College përforcon mendimin kritik dhe aftësitë digjitale përmes projektit EncritMedYB

UNI-Universum International College (UNI) po kontribuon fuqishëm në zhvillimin e mendimit kritik dhe të aftësive të edukimit mediatik dhe të dhënave ndër të rinjtë në Ballkan, përmes pjesëmarrjes në projektin EncritMedYB – një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt ka për qëllim të nxisë të rinjtë të analizojnë me vetëdije dhe në mënyrë kritike burimet e informacionit, duke forcuar aftësitë e tyre për të kuptuar, vlerësuar dhe përdorur të dhënat në mënyrë të përgjegjshme në jetën akademike dhe profesionale.

Si pjesë e këtij angazhimi, UNI ka organizuar një sërë aktivitetesh në kuadër të lëndës Menaxhim Projektesh ku studentët janë njohur nga afër me qëllimet, fazat dhe rezultatet e projektit EncritMedYB. Këto sesione janë zhvilluar për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mendimit kritik dhe edukimit mediatik në kohën e informacionit të bollshëm dhe shpesh të pasaktë.

Ligjëruesit kanë përdorur qasjen praktike duke integruar konceptet e menaxhimit të projekteve evropiane me shembuj konkretë nga EncritMedYB, duke i mundësuar studentëve të kuptojnë procesin e planifikimit, implementimit dhe vlerësimit të një projekti të financuar nga BE. Studentët janë inkurajuar të diskutojnë mënyrat se si aftësitë në të menduar kritik dhe interpretimin e të dhënave mund të ndikojnë në vendimmarrjen shoqërore dhe profesionale.

Përmes këtyre aktiviteteve, UNI-Universum International College po e forcon rolin e tij si një institucion që promovon arsimin cilësor, mendimin e pavarur dhe përfshirjen aktive të të rinjve në iniciativat ndërkombëtare. Ky angazhim tregon përkushtimin e kolegjit për t’u bërë pjesë e rrjeteve evropiane që synojnë zhvillimin e kapaciteteve rinore dhe përgatitjen e studentëve për tregun global të punës.