• Language
  • +377(44)-144-062
a

Eulant Mamusha studenti i radhës përfitues i burses për studime në “METU” në Turqi

Postuar më: 10/01/2019

Studenti i Kolegjit Universum Eulant Mamusha nga Kampusi i Gjakovës është studenti i radhës që ka përfituar bursë të plotë për shkëmbim semestral në “Middle East Technical University” në Ankara, Turqi.

Eulanti është një nga 78 studentët e Kolegjit Universum që kanë përfituar bursë ndërkombëtare për shkëmbim semestral në 16 shtete tē BE-së. Çdo student përfiton shkollim falas dhe bursë 6,066€. Vlera totale e bursave që Kolegji Universum ka ndarë për studentët është 287,856€, të financuara direkt nga European Commission.

Bëhuni pjesë e Kolegjit Universum dhe studio në universitetet më prestigjioze në botë.

Këtë vit Kolegji Universum ka shtuar bashkëpunimet me Universitete duke arritur në 125 numri i bursave për këtë vit, pra studentët e Kolegjit Universum këtë vit mund ti vazhdojnë studimet me bursë të plotë në 65 Universitete dhe në 21 shtete të BE-së.

Në kuadër të këtyre bashkëpunimeve kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ i Kolegjit me vizita studimore, trajnime dhe ligjërata publike në këto universitete. Po ashtu, shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur të ligjërojnë në Kolegjin Universum. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në vend.

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit jashtë vendit, ju lutem ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në: +377 44 144 062 ose erasmus@universum-ks.org.

bursa_metu-800x313

when-to-visit-turkey

 

Kthehu
Close