fbpx

Anglisht me Gjermanisht - BA

 

Qëllimi i Programit Gjuhë Angleze me Specializim në Gjuhë Gjermane është që t’i pajis studentet me aftësi gjuhësore, duke u përqendruar kryesisht ne aspektin linguistik, shkathtësitë e shkrimit analitik dhe kreativ si dhe komunikimin praktik ne gjuhën gjermane. Duke e vendosur mësimin dhe studentet në qendër, programi gjithashtu synon t’i përgatis ata për epokën e globalizimit përmes aftësimit të larmishëm për një karrierë të suksesshme. Programi ynë përfshin një larmi te lëndëve, të cilat, përveç tjerash, i bëjnë studentët te shkathët, qytetarë të dobishëm dhe aktivë, të gatshëm të lënë gjurmët e veta në epokën e zhvillimit dhe globalizimit.

Programi synon t’i aftësojë studentët që të zotërojnë:

  • Aftësi për të shprehur qartë ide, mendime dhe argumente me një gjermanishte të mirëfilltë;
  • Aftësi kritike, analitike dhe parafrazim të tekstit bazuar në rregullat gramatikore;
  • Qasje të diskursit të shkruar me aftësi të forta të të menduarit kritik;
  • Shkathtësi efektive komunikimi në gjuhën gjermane me një audiencë të gjerë;

 

PSE GJUHË GJERMANE?

  • Gjuha gjermane është gjuhë globale. Është një nga gjuhët më të rëndësishme në Evropë dhe së fundmi shumë e kërkuar në tregun tonë.
  • Njohja e gjermanishtes në nivel të lartë, e shoqëruar me diplomë Universitare, është një portë e hapur që ofron mundësi të pafundme për karrierë në vend dhe studime ndërkombëtare.
Semestri ISemestri II
1Hyrje në gjuhësinë gjermane IELI II (English Language Integration II)
2ELI I (English Language Integration I)Integrimi i gjuhës gjermane II
3Gjuhë shqipeMetodat hulumtuese
4Shkathtësi studimiHyrje ne letërsi
5Hyrje në linguistikëGjuhë gjermane II
Semestri IIISemestri IV
1ELI III (English Language Integration III)ELI IV (English Language Integration IV)
2Integrimi i gjuhës gjermane IIISintaksë
3Shkrim akademikIntegrimi i gjuhës gjermane IV
4MorfologjiHyrje në përkthim dhe interpretim
5Internship dhe orientim ne karriereGjuhë gjermane IV
Semestri VSemestri VI
1Integrimi i gjuhës gjermane VIntegrimi i gjuhës gjermane VI
2Praktikë e përkthimitSociolinguistikë
3LeksikologjiPrezantimi dhe të folurit në publik
4Histori e gjuhësQytetërim gjerman DACHL
5Shkrimi dhe shërbimi në komunitetThesis

Si mund të aplikoni për bursë ndërkombëtare?

Çdo student i Kolegjit Universum mund të përfitoj shkëmbim semestral me bursë të plotë në njërin nga 125 Universitetet më 26 shtete të Evropës me të cilat Kolegji Universum ka bashkëpunim. Deri më tani, 297 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar me bursë të plotë në Universitetet më prestigjoze në Evropë.

Rëndësia e gjuhës gjermane vazhdon të rritet ço ditë e më shumë!

Gjatë studimeve në këtë departament, studentët zhvillohen dhe trajnohen mbi shkathtësitë që janë të dobishme për çdo ambient pune. Më specifikisht, ata përgatiten të punojnë në:

  • shkolla të gjuhës (mësimdhënie);
  • ambasada te huaja;
  • organizata dhe korporata ndërkombëtare;
  • kompani përkthimi, etj.
  • media;
  • shkrim të përmbajtjes (content writing) etj.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Të gjithë studentët që janë regjistruar si studentë në Kolegjin Universum mund të aplikojnë për programet e shkëmbimit në kuadër të Erasmus +.

Mundësitë për shkëmbim studimor janë të hapura për çdo cikël studimi:
– cikli i parë studimor (Bachelor ose ekuivalent)
– cikli i dytë studimor (Master ose ekuivalent)

Ju lutem vini re se shkëmimi ne kuadër të Erasmus bëhet në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale mes Universum dhe institucioneve pritëse (universitetet ku dëshironi të aplikoni për një semestër). Kjo do të thotë se para se të jeni në gjendje të aplikoni, duhet të kontrolloni nëse Kolegji Universum ka një partneritet me universitetin ku dëshironi të vazhdoni studimet tuaja. Për ta bërë këtë, shikoni listën e universiteteve me të cilët bashkëpunojmë.

KËRKESAT E APLIKIMIT

– Të paktën 5 provime të përfunduara në Kolegjin Universum
– Pjesëmarrje aktive në aktivitetet të organizuara nga Kolegji Universum
– Njohuri të gjuhës angleze (B1 ose B2, siç përcaktohet nga universiteti pritës)

DOKUMENTET E KËRKUARA TË APLIKIMIT

– Certifikimi i Gjuhës Angleze (Anglia Examination)
– Transkripta e notave në gjuhën angleze (këtë mund ta merrni nga shërbimi studentor)
– Kopja e pasaportave– 1 foto (300pix, madhësi – 3 * 4 cm, skedar – .jpg)